VIDEO/ Shkira: Për herë të parë ekziston vullneti politik për një votim të diasporës në zgjedhje

10:42, 06/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi votën e diasporës ishte juristi, Andi Shkira.

Shkira është shprehur se ekziston vullneti politik i shtyrë nga këshilli kombëtar i diasporës që ta mundësojnë votën e diasporës.

"Këshilli koordinues i Diasporës në samitin e saj kërkoi që të votonte diaspora. Ky këshill drejtohet nga filantropët Lazim Destani bashkë me Mark Gjonaj dhe pjesë e këtij është Rozario Peta kryetari bashkisë së Orës së Arbëreshëve.

Ka qenë nismë e kësaj strukture që ka kërkuar votimin e diasporës.

Palët po flasin se duan ta kthejnë Shqipërinë në një zonë zgjedhore dhe sipas shpërndarjes së votave të bëhet shpërndarja e mandateve. E rëndësishme është se ekziston vullneti politik i shtyrë nga këshilli kombëtar i diasporës që ta mundësojnë votën e diasporës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco