Sot protesta/ Policia njofton masat në mbrojtje të kryehajdutit të Tiranës

Sot protesta/ Policia njofton masat në mbrojtje të kryehajdutit të Tiranës

10:36, 06/09/2024
A+ Aa A-

Këtë të premte opozita do të mbajë një tjetër tubim në orën 11:00 përpara Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

Blutë njoftojnë se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, policia ka bërë me dije qytetarët se mund të shmangin lëvizjen në këto akse dhe të përdorin rrugë alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Prej kohësh opozita proteston çdo javë përpara bashkisë së kryeqytetit dhe kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco