KAFE SHQETO/ ‘PS shpopulloi Shqipërinë’, Kraja thirrje diasporës që të rinovojnë dokumentet e identifikimit

10:10, 06/09/2024
A+ Aa A-

 I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI tv ka qenw Akil Kraja, Drejtor i Kabinetit të kryetarit të PD, ekspert ekonomie.

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe debatin për votën e diasporës.

Akil Kraja: Partia Socialiste është autore e rritjes trefish të diasporës, pra të shpopullimit të Shqipërisë. Mendoj se ka ardhur momenti që qytetarët ta kuptojnë shumë mirë që në Shqipëri ka po aq votues sa ç’janë në territor sa ç’janë votues jashtë vendit. Ndaj në këtë drejtim, thirrja është për ata, për diasporën, të ndjekin procesin, të regjistrohen. Unë do ti bëjë thirrje të gjithë diasporës që të mos humbin asnjë ditë dhe të përditësojnë dokumentin e tyre të identitetit. Shpesh herë shqiptarët kanë dokument evropian por nuk kanë dokument shqiptar. Thirrja është rinovoni kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare që kur të publikohet projekti në KQZ të keni gjithçka gati. Dokumentet e identifikimit të jenë të përditësuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco