Abilekaj: Beleri u arrestua me vendim politik, ja momenti që e vërteton këtë

22:24, 05/09/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj teksa komentoi arrestimin dhe lirimin e Belerit u shpreh se arrestimi i tij ishte urdhër politik, dhe kjo është e qartë në vendimin e papritur që u mor për arrestim, ndërkohë që ai po darkonte dhe nuk kishte asnjë flagrancë. 

Kishit humbur një fjali te ai montazhi që kishit bërë për mbledhjen kur shefi operacional, e merr atë dhe i thotë: 'Ik në shtëpi' dhe pastaj pas gjysmë ore i thotë 'arrestoje', pse i tha arresotje pas gjysmë ore?

Se ka marrë urdhrin andej nga e ka marrë?

Ku e konstatoi se duhej arrestuar ai person?!

Ai ishte në darkë , asnjë rrethanë s’kishte ndryshuar, s'kishte asnjë flagrancë.

Kjo dekonspiron urdhrin politik që është dhënë për të  arrestuar Belerin.

Ai është arrestuar me urdhër politik, që në momentin që ka ardhur urdhri politik nga Tirana ai i ka thënë ‘mirë, shko arrestoje tani’.

Këto janë në dosje dhe në këtë dosje na rezulton që të gjithë urdhrat janë politikë... dhe të gjitha procedurat janë të shkelura.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco