Drejtori Përgjithshëm i Policisë ende në detyrë, ministri përhap  fjalë në media se nesër hapet konkursi për drejtor

Drejtori Përgjithshëm i Policisë ende në detyrë, ministri përhap fjalë në media se nesër hapet konkursi për drejtor

22:03, 05/09/2024
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, kështu raporton TCH, media pranë pushteti, me burime nga ministria e Brendshme.

Lajmi ka qarkulluar pasditen e sotme në të gjitha mediat njëkohësisht me njoftimin se ministri i ri do të zhvillojë nesër një takim me të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqe.

Burime për gazetaren Dorjana Bezat bëjnë me dije se Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.

Përhapja e këtij lajmi nga burime zyrtare brenda ministrisë së Brendshme, ndërkohë që Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk i është komunikuar shkarkimi (të paktën publikisht) është skandal dhe tregon se ka ndodhur vetëm ndryshimi i ministrit dhe jo mënyra baditeske e drejtimit të Ministrisë së Brendshme.

Duket se këto 36 ditë në detyrë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në ministrinë që drejton duke larguar banditët e Taulant Ballës për t'i zëvendësuar ata me banditë të tjerë.

Gazetarët e Top Channel, Doriana Bezat dhe Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.

Po ashtu priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco