Ervin Hoxha takim urgjent me drejtuesit e policisë: Pritet largimi i njerëzve të Taulant Ballës dhe zëvendësimi i tyre me...

Ervin Hoxha takim urgjent me drejtuesit e policisë: Pritet largimi i njerëzve të Taulant Ballës dhe zëvendësimi i tyre me...

21:53, 05/09/2024
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thirrur ditën e nesërme një takim urgjent me drejtuesit kryesorë të policisë në qarqe.

Takimi do të nisë në orën 10:00 dhe pjesë e mbledhjes do të jenë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Gjatë mbledhjes pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit. Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se Hoxhës i janë vënë në tavolinë nga agjencitë partnere një listë me emra të emëruarish nga Taulant Balla si drejtues të lidhur me krimin e organizuar.

LEXO EDHE: Përgjimet e SKY dhe Encro heqin Ballën nga ministër i Brendshëm

Kujtojmë se edhe vetë Balla u largua nga detyra e ministrit të Brendshëm, siç edhe paralajmëroi Syri, për shkak të ardhjes së dosjeve nga agjencitë e huaja si për Toyta Yaris po ashtu edhe në biseda me njerëz të krimit të organizuar.

Nuk ka pritshmëri se ministri i ri do të rinovojë për mirë kupolën e Policisë së Shtetit, por do të shfrytëzojë rastin për të larguar banditët e Ballës dhe për të emëruar ca të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco