VIDEO/ Shkullaku: PD i duhet grupi i rezistencës! S’ka mposhtje të Ramës me votë, opozita të jetë faktor destabilizues!

21:56, 05/09/2024
A+ Aa A-

Analisti, Armand Shkullaku, thotë se e vetmja zgjidhje që PD të fitojë përballë një regjimi Rama, që ka kapur çdo sferë të jetës shoqërore, politike e sociale në vend, është që shqiptarët të bëhen pjesë e grupit të rezistencës së demokratëve.

I ftuar në Çim Peka Live, Shkullaku tha se kjo arrihet vetëm kur sëbashku me shqiptarët, opozita të jetë faktor destabilizues, pengues, e jo bashkëpunues në luftën kundër narko-shtetit Rama.

Sipas Shkullakut,  faktori ndërkombëtar dhe drejtësia e re janë të unifikuar në qëndrimine  tyre përballë një regjimi të Ramës.

Po flasim për një parti normale, ka pasur kohë për të bërë zgjedhje brenda vetes. Përpara se të reagojë ndërkombëtarët, drejtësia e re s’kanë asnjë rast të vetëm që ka prekur, korrupsionin dhe vjedhjen e  zgjedhjeve që mbajnë në këmbë Ramën. Ti kenë hyrë një rasti specifik, kur i kanë pasur të gjitha të dhënat.

Një bandë nga Shijaku  që merr në telefon zyratrë socialsitë, kjo s’ka nevojë për prokurorë që ta zbardhin. Drejtësia e re dhe ndërkombëtarët janë në një konjekturë që kanë mbyllur sytë përballë kësaj.

Rezistenca-pa krijuar këtë, që opozita të jetë faktor destabilizues, pengues, e jo bashkëpunues.  Ç’punë kisht e PD të merrej me Kodin Zgjedhor. Morën pjesë njëherë më 2020, i vodhën zgjedhjet dhe i certifikuan ndërkobëtarët.

Lista e emrave të qarqeve drejtuese- A jaë këta përfaqëëues te njerëzit që ngjallin rezistencën e uljen e moskokës ndaj krimit. Njerëzit s’janë budallenj. Nuk fitohen zgjedhjet ndaj regjimit apo me votë. Nëse do u thuhet njerëzve hapur se kontrollon Rama çdo gjë, si mund ta rrëzojmë një fuqi të tillë abuzive, nuk ndodh. Qëllimi është të krijohet grup për t’u  krijuar rezistenca nesër. S’mundet regjimi me votë.

Rezistencë do të thotë të shkosh të takosh njerëzit bashki më bashki, fshat më fshat e lagje më lagje. Duhet t’i bësh njerëzit pjesë të grupit të rezistencës, tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco