Baton Haxhiu: Pas vizitës në Uashington, besimi im te SPAK është zbehur për shkak të informacioneve që mora

21:46, 05/09/2024
A+ Aa A-

Analisti, Baton Haxhiu i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka komentuar listën e drejtuesve demokratë në qarqe të publikuar ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë.

Haxhiu u shpreh se besimi ndaj SPAK është zbehur, pasi në Uashington kam vërejtur disa gjëra të cilat janë serioze, të asaj që quhet shkelje të parimeve dhe ndërhyrjeve në drejtësi

Frika që vjen nga e kaluara, duhet të jetë evidente, kush janë ata që e kanë dominuar frikën dhe kanë ndërhyrë në zgjedhje, janë pikërisht këto banda që kanë luajtur rolin kryesor, banda të cilat janë brenda shtetit.

Nëse shkojmë te frika te e kaluara dhe ndërtojmë grupin e rezistencës, e kemi një problem serioz, pasi a janë këta njerëz me të vërtetë grupi rezistencës  i cili mund ta nisë dhe betejën paraelektorale menjëherë para zgjedhjeve, apo do ta ketë betejën për të ruajtur votën dhe betejën post zgjedhore.

Disa teza i kam, megjithëse kam filluar ta zbeh besimin për SPAK-un, për shkak të disa informacione të reja që kam marrë. Unë kam besuar se institucioni është i paprekur dhe përkrahet nga ndërkombëtarët, pasi kur isha në Uashington kam vërejtur disa gjëra të cilat janë serioze, të asaj që quhet shkelje të parimeve dhe ndërhyrjeve në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco