'Berisha e mbajti premtimin'/ Bardhi: Për herë të parë në PD, drejtuesit politikë dolën në kohë!

21:34, 05/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i Grupit Parlamentar në PD, Gazment Bardhi, i ftuar në Çim Peka Live, u ndal te koha e vendosjes së drejtuesve politikë të qarqeve dhe organizimi elektoral i partisë, që sipas tij ndodh për herë të parë që nis 8-9 muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Bardhi theksoi se Sali Berisha kishte premtuar se do të dilnin në kohë dhe kanë dalë mjaftueshëm në kohë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që lidhen me organizimin elektoral.

Bardhi: Ajo që duhet të vlerësohet dhe shpresoj që ta vlerësoni që ndodh për herë të parë në PD që lista e drejtuesve politikë të qarqeve dhe organizimi elektoral i partisë nis 8-9 muaj përpara datës së zgjedhjeve, pasi ne e kemi parë dhe vuajtur në organizimin tonë të brendshëm që drejtuesit politikë dilnin 1-2 apo 3 muaj maksimumi përpara datës së zgjedhjeve. Këtë herë Sali Berisha kishte premtuar se do të dilnin në kohë dhe kanë dalë mjaftueshëm në kohë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që lidhen me organizimin elektoral dhe kam bindjen që i gjithë ekipi i PD jo vetëm 12 drejtuesit e qarqeve do të jetë një ekip i shkëlqyer që do të plotësojë njëri tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco