KAFE SHQETO/ Sula: Mania e këtyre nuk ka fund, edhe socialisti më i thekur e ka të qartë që korrupsioni është në tavolinë

09:34, 05/09/2024
A+ Aa A-

Dashnor Sula, deputet i PD-së, i ftuar në'Kafe shqeto' me moderatorin Flavio Qarri në SYRI TV , i pyetur për korrupsionin në vend u shpreh se edhe socialisti më i thekur, edhe socialisti me ekstrem e ka të qartë që korrupsioni është në tavolinë, dhe është gjëja e parë që bëhet për një vend pune. 

Sula theksoi se shprehja që përdoret rëndom nga qytetarët është ‘ mirë, po vjedhin, po të paktën të bëjnë dicka edhe për ne’, dhe kjo tregon dëshpërim për gjëndjen e vendit.

'Edhe socialisti më i thekur, edhe socialisti me ekstrem e ka të qartë, çdo qytetar e di që korrupsioni është në tavolinë dhe gjëja e parë që bëhet për një vend pune, gjëja e parë që bëhet për një tender. Nëqoftëse në kohën tonë, që kishte korrupsion ,patjetër, që jepej 10%, këto e kanë çuar 30%-40%, madje siç ishte rasti i 5D, që thoshte nuk ka nevojë fare t’ju japim më ju, i marrim vetë në, edhe taksat, i bëjmë vetë tenderat dhe i fitojmë vetë lekët, pra mania e këtyre nuk ka fund.

E di do qytetar nga i pari tek i fundit dhe nuk u bën më përshtypje, pra e dinë që ka korrupsion, por ato kanë arritur në shprehjen që ‘ mirë, po vjedhin, po të paktën të bëjnë dicka edhe për ne’, kjo është shprehja e cila përdoret rëndomtë, edhe po të shikosh në vepra të tjera, nuk ekzistojnë, po të shikosh inceneratorët që nuk eksiztojnë fare çfarë të themi? Ose inceneratorine Elbasanit, u bë që të prodhohet energji, 0 energji, u bë që do përpunonte gjithe mbetjet e qarkut të Elbasanit, 0 përpunim.'- u shpreh Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco