KAFE SHQETO/ Tomorri: Ministri i Financave iku se s'pranoi të firmoste

09:12, 05/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në 'Kafe Shqeto' me Flavio Qarrin në SYRI TV, është shprehur se të gjitha veprat ose projektet e mëdha publike janë mbi afatin e vendosur paraprakisht dhe kjo ndodh vetëm për të rritur kostot.

Gjatë bisedës, Tomorri u shpreh, se një nga arsyet që ndodhën ndryshimet në qeveri ishte sepse ministri i kaluar i Financave kishte frikë ta firmoste buxhetin e shtuar të rrugës Tiranë- Durrës.

'Të gjitha veprat e mëdha publike janë mbi afat. Nuk është vetëm Unaza dhe zvarritja në kohë ose mospërfundimi i tyre në afat është një nga sebepet përmes të cilave këta shtojnë para për projektin. Po ta shikosh në 5 vitet e para, këta kishin këngën e Saliut, ‘fajin e ka Saliu’ sepse janë bërë projektet gabim, pastaj i doli boja edhe kësaj pune dhe këta vazhdojne shtojnë fondet dhe për cdo segment që kanë hapur.

Këto alokimet e fundit janë 150 milionë euro, të cilat shkuan, 70 milionë për min istrinë e infrastrukturës për ARRSH, ndërsa pjesa tjetër shkoi për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, sepse është bërë edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit një përbindësh, i cili prokuron vepra, projekte publike dhe aty nuk merret vesh si seleksionohen, si priotarizohen e kështu me radhë.

Mirëpo problemi është që këta janë duke shtuar fondet për projekte pa studime fizibiliteti. Këta me një të rënë të lapsit shtuan 100 milionë euro euro në planin e rrugës Tiranë–Durrës, dhe kjo ishte një nga arsyet që ndodhën edhe ndryshime në qeveri, sepse ministri i kaluar i Financave kishte frikë ta firmoste, i thoshte më bëni studimin e fizibilitetit që ta shoh se çfarë tregon studimi i fizibilitetit, këto para që hidhen këtu, janë të leverdisshme nga ana ekonomike apo jo' - u shpreh Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco