Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Begaj: Shembull i fuqisë së shpirtit e besimit

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Begaj: Shembull i fuqisë së shpirtit e besimit

08:58, 05/09/2024
A+ Aa A-

8 vite më parë, më 5 shtator 2016, ‘nëna e madhe e të varfërve’, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore.

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot ditën e shenjtërimit të saj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Begaj në reagimin e tij e quajti Nënë Terezën shembull të fuqisë së shpirtit dhe besimit, që e vendosi jetën e saj në shërbim për më të vuajturit.

Postimi i plotë:

Sot festojmë ditën kushtuar vajzës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në përkushtim dhe shërbim ndaj të vuajturve.

Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco