8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

08:23, 05/09/2024
A+ Aa A-

Si sot 8 vjet më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza,  fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore.

E Shenjta Terezë u bë e përjetshme përmes një ceremonie në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Murgesha 'u lumturua' në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u bë murgeshë.

Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco