‘Procesi zgjedhor një farsë’/ Berisha: Krimi elektoral, krimi i amnistuar nga drejtësia e kontrolluar e Edi Rama

‘Procesi zgjedhor një farsë’/ Berisha: Krimi elektoral, krimi i amnistuar nga drejtësia e kontrolluar e Edi Rama

18:48, 04/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri një rezyme të qartë se që nga viti 2017 deri në 4 gusht të vitit 2024, Edi Rama shkoi duke deformuar në shkallë maksimale, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore dhe shqiptarët janë dëshmitarë.

Sipas Berishës, të gjitha këto e kanë bërë procesin zgjedhor në thelb dhe në të vërtetë në një proces zgjedhor siamez, jo më, në diktatura ideologjike, por siamez me diktaturat, me mobokracitë, diktaturat e bandave, apo në diktaturat e bazuara në aleancat e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

‘Por që të gjitha këto të dashur miq, kanë rënë në vesh të shurdhër, sepse për faktin e thjeshtë, se Edi Rama sot me mekanizmin e kthimit të votës në krim dhe krimit në votë, ka shti në dorë, kontrollon të gjitha pushtetet’, theksoi Berisha.a

Berisha: Të dashur miq!

Kjo që duhet të zgjidhim ne, ky problem madhor që duhet të zgjidhim është një problem që u trashëgua nga zgjedhjet në zgjedhje.

Shqiptarët janë dëshmitarë se, Edi Rama nga viti 2017 gjer në 4 gusht të vitit 2024 shkoi duke deformuar në shkallë maksimale, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore.

Por përveç kësaj, ne kemi patur dhe një problem të dytë madhor, se ky proces shkatërrimtar i procesit zgjedhor është shoqëruar me një propagandë të stërfuqishme, e cila ka fajësuar viktimën, dhe jo fajtorin e vërtetë, e cila ka shpallin krimin elektoral sukses. E cila ka shpallu fitore fitoren e grabitur në verbëri pa kuptuar se çfarë dëmi kolosal i bëri shoqërisë shqiptare me këtë qendrim.

Të gjitha këto e kanë bërë procesin zgjedhor në thelb dhe në të vërtetë në një proces zgjedhor siamez, jo më, në diktatura ideologjike, por siamez me diktaturat, me mobokracitë, diktaturat e bandave, apo në diktaturat e bazuara në aleancat e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Në mënyrë të përditshme, të guximshme, ju keni denoncuar me qindra dhe mijëra raste për të mos thënë akte madhore krimi elektoral.

Kemi denoncuar akte madhore të vjedhjes të qindra e qindra, dhe së fundmi me Portin e Durrësit miliarda euro. Kemi denoncuar ndarjen e pasurisë publike nga Edi Rama me familjarë dhe klane të tij kriminale.

Kemi denoncuar zhdukjen e qindra milionë fondesh publike. Lidhjet e tmerrshme të nëndheshme të qeveritarëve me krimin, me emra, me fakte.

Por që të gjitha këto të dashur miq, kanë rënë në vesh të shurdhër, sepse për faktin e thjeshtë, se Edi Rama sot me mekanizmin e kthimit të votës në krim dhe krimit në votë, ka shti në dorë, kontrollon të gjitha pushtetet.

Ne jemi opozitë, dhe si e tillë, sigurisht që ne na intereson zbatimi i shtetit ligjor në çdo rast, por na intereson para se gjithash ndëshkimi i krimit elektoral.

Me gjithë punën, mendoj unë tejet të dokumentuar të dhunimit të zgjedhjeve, krimi elektoral është krimi i amnistuar nga drejtësia e kontrolluar e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco