Saraçi: Rama po e përdor SPAK-un si një vegël për vjedhjen e zgjedhjeve

18:43, 04/09/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meçon, u shpreh ndër të tjera, se, Rama po përdor SPAK si një vegël, për vjedhjen e zgjedhjeve.

“E ka nisur për të sulmuar të gjithë liderët e opozitës, e tani do t’i tregojë çdo zyrtari tjetër, apo çdo mbështetësi të opozitës se SPAK do të veprojë mbi ta, nëse nuk i binden” , sqaroi Saraçi.

Rama ka krijuar edhe një instrument tepër të rëndësishëm për realizimin e këtij plani, që quhet SPAK.

SPAK do të jetë aseti kryesor që do të perdorë për të terrorizuar këdo ne zgjedhje. E ka nisur për të sulmuar të gjithë liderët e opozitës, e tani do t’i tregojë çdo zyrtari tjetër, apo çdo mbështetësi të opozitës se SPAK do të veprojë mbi ta, nëse nuk i binden.

E kjo tezë, duhet të griset nga ana e opozitës.

Do ju sjell një rast konkret: Pas 4 vitesh, e pak muaj para zgjedhjeve, SPAK po vepron ndaj KQZ-së për blerjen e teknologjisë.

Teknologjia është blerë që në 2020… pse pas 4 vitesh? Pse pak ditë para zgjedhjeve?

Për t’i bëre presion zyrtarëve të KQZ që të mbyllin gojën për manipulimin e parapërgatitur për zgjedhjet e ardhshm, e kjo gjë duhet parandaluar, duhet demaskuar, duhet goditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco