Berisha: Kryesia e PD mblidhet për të marrë përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë të shqiptarëve

Berisha: Kryesia e PD mblidhet për të marrë përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë të shqiptarëve

18:30, 04/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD.

Berisha theksoi se Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Kryedemokrati u shpreh se në vitet e fundit PD ka përjetuar një proces të rrallë, të vështirë pasi u tentua të fshihej historia e saj, por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar.

Berisha: Së pari ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë.

Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.

Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapat ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.

Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer.

Kemi hyrë tani në një vit elektoral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco