Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

TASK FORCE/ Burimi: PD në këto zgjedhje është përballë një drejtësie të njëanshme

18:25, 04/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘TASK FORCE’ në Syri TV, nën drejtimin e gazetares Sonila Meço, për të folur rreth zgjedhjeve të 2025 dhe zhvillimeve në PD ishte gazetari i Radio Francës Genc Burimi.

Ai u shpreh se, PD ndodhet përpallë 3 sfidave aktuale.

Burimi tha se, PD ka si sfidë kryesore zgjedhjet e 2025, ku në fakt në këto zgjedhje sipas tij PD nuk mund të hyjë me këtë drejtësi të njëanshme.

 

"Kjo përbën një nga 3 sfidat aktuale të PD.

Kjo PD ka sot vetëm një sfidë, zgjedhjet. Kjo sfidë shikohet në kuadrin e 3 nënsfidave, sfida e parë është drejtësia, pra a mund të hyjë në këto zgjedhje me këtë drejtësi. Kjo është sfida kryesore dhe kjo sfidë për ata që nuk duan ta shohin, është që kjo drejtësi është e njëanshme, po jap një fakt.

Thuhet që drejtësia e re ka bërë një gjë të jashtëzakonshme, që ka arrestuar ministra,  jojo më para janë arrestuar edhe ministra, përpara është arrestuar edhe Nano.

Në shqipëri i vetmi person që ka vuajtur rënd me dy vite burg një krim elektoral është Beleri.

Pra nga ky moment nuk ka asnjë organ, nga ky moment i vetmi organ është drejtësia. Pra si mund të hysh ti  në lojë me këtë drejtësi kur sot nuk sheh traun ke syri i mazhorancës për krime zgjedhore, por sheh dyshime tek syri i opozitës."-u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco