Noka: Do përballemi me makinerinë e narkoshtetit që blen masivisht dhe tjetërson votën

Noka: Do përballemi me makinerinë e narkoshtetit që blen masivisht dhe tjetërson votën

18:25, 04/09/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën hapëse të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Noka ka paralajmëruar se kjo vjeshtë do jetë e nxehtë, pasi opozita do të përballet me makinerinë e narkoshtetit që përdor krimin drogën, përdor administratën publike, patronazhistët paratë  e pista të drogës dhe korrupsionit për blerje masive të votës për mbyllje të gojës dhe për tjetërsim të votës.

Noka: Në tërësi vjeshta do të jetë e nxehtë, përballje pasi siç e dimë që përballë nesh qëndron jo thjesht një kundërshtar politik por përballë ne kemi makinerinë e narkoshtetit që përdor krimin drogën, përdor administratën publike, patronazhistët paratë  e pista të drogës dhe korrupsionit për blerje masive të votës për mbyllje të gojës dhe për tjetërsim të votës.

Rendi i ditës është diskutime rreth këtij aksioni opozitar të vjedhtës dhe pikë tjetër janë çështje të brendshme organizative dhe pikë tjetër janë çështje të brendshme organizative dhe pika e fundit të tjera.

Për më shumë rreth aksionit politik të PD dhe opozitës do t’i japim fjalën Kryetarit të PD, Prof. Doktor Sali Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco