Saraçi: PD-së i duhet një organizim i thellë, Rama e ka nisur prej kohësh aksionin për manipulimin e votave

18:06, 04/09/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi fillimin e fushatës elektorale nga Partia Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2025.

Saraçi theksoi se një organizim i thellë i PD, është i domosdoshëm në këtë fushatë, teksa kujtoi se Rama, manipulimin e zgjedhjeve nuk e bën ditët e fundit, por është gjatë gjithë kohës në fushatë, nga zgjedhjet në zgjedhje, në ‘aksion’ për manipulimin e votave.

Lëvizja është e domosdoshme... një organizim i thellë i Partisë Demokratike është i domosdoshëm pas një periudhe 2 vjeçare, mos më gjatë, përçarjeje.

Por duhet pasur parasysh dhe nuk duhet humbur kohë që ky organizim i brendshëm t’i marrë kohë aksionit  opozitar, që në këto vitet e përçarjes i ka marrë kohë.

Po të shohim sot, gjithë vëmendja e opinionin të majtë është i përqëndruar tek atakimi, goditja e opozitës.

Nuk duhet të harrojmë që Edi Rama e nis përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme sapo përfundojnë zgjedhjet ku është,  dhe ai është gjithmonë në fushatë. 

E ka nisur fushatën që në 2021 për zgjedhjet e përgjithshme.

Dhe opozita ka vetëm një mënyrë  se si t’i kundërvihet, duke qenë dhe ajo opozitë e gatshme dhe në fushatë dhe e gatshme për marrjen e pushtetit që nga dita e parë e përfundimit të zgjedhjeve të kaluara.

Gjithashtu, kemi parë që në zgjedhjet e shkuara që Edi Rama nuk është se manipulimin e zgjedhjeve e bën në ditën e fundit, 'merr vota te kjo kutia dhe çoji te kutia tjetër', ai është në aksion permanent, për manipulimin e votave, që nga fryrja e administratës, bërja e buxhetit për vitin që vjen, që do ta bëjë në formën e dedikuar për marrje votash.

Pra, një opozitë që të jetë e fokusuar vetëm te organizimi për hatër të zgjedhjeve që vijnë, është jo e plotë.

Opozita paralel me këtë organizimin që është shumë i mirë dhe shumë i domosdoshëm për tu bërë... duhet të jetë edhe në aksionin permanent kundër kësaj qeverie!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco