Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Kufiri detar i shitur nga Rama, na bën bashkë të gjithë në një Front kundër tij!

Kufiri detar i shitur nga Rama, na bën bashkë të gjithë në një Front kundër tij!

17:43, 04/09/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kufijtë e Shqipërisë dhe paprekshmëria e tyre nga çdo rrezik, armik apo interes i pisët i çdo lloji, është detyra dhe ajo që bën bashkë të gjithë shqiptarët.

Askush nuk mund të pranojë në asnjë mënyrë që Shqipëria të shitet për interesat e një njeriu të vetëm dhe të kapur peng, që sot është aksidentalisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Një front i madh politik dhe shoqëror duhet të jetë në bllok përballë Edi Ramës këtij rreziku kaq të madh me tē cilin kërcënohen kufijtë tanë.

Në këtë front ka vënd pêr të gjithë sepse asnjë shqiptar i ndershëm pavarësisht çdo përkatësie dhe preference politike e shoqërore nuk mund të pranojë, që të shiten kufijtë e atdheut.

Ky aksion i madh politik duhet ti tregojë çdo shqiptari pabesinë tradhëtare të Edi Ramës me kufijtë detarë te Shqipërisë dhe rrezikun e madh, që i kanoset vëndit nga ky Kryeministër peng i interesave më të errta te armiqve te Shqipërisë.

Rama ka bërë gjithshka në prapaskenë, pa asnjë lloj transparence dhe me logjikën e faktit të kryer.

Kufiri detar është shëmbulli më dramatik se si një narkoqeverisje me rēndësi kombëtare.

Shqiptaret do ti kërkojnë llogari deri në fund Edi Ramës dhe do ta vënë atë me shpatulla pas muri për çështjet e mëposhtme:

1. Cila është përmbajtja e Marrëveshjes politike të arritur në tetor 2020 dhe të deklaruar nga Ministri grek Dendias në tetor të vitit 2020, dhe përse nuk është bërë asnjëherë publike kjo Marrëveshje?

2. Përse Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit të Jashtem grek Dendias është mbyllur në tetor të vitit 2020, nuk u çua as tek Presidenti dhe as në Kuvendin e Shqipërisë, si dy institucione Kushtetuese të detyrueshme e të pakapërcyeshme?

3. Përse eshte vendosur për një zgjidhje, që e vendos Shqipërinë në dizavantazh të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

4. Përse janë kapërcyer të gjitha instancat kushtetuese dhe janë ndërmarrë veprime apo deklarata publike pohuese personale të njeanshme, të paautorizuara te Rames që nuk janë në tagrin e Qeverisë, Kryeministrit dhe që Kushtetuta i ndalon kategorikisht?

5. Për çfarë arsye Edi Rama informoi në mënyrë të pavërtetë Qeverinë e Greqise sikur Presidenti Meta gjoja nuk i paskesh dhënë autorizimin e kërkuar prej tij, kur dihet zyrtarisht se Rama nuk kerkoi kurrë një autorizim të tillë sikurse konfirmohet në letrën zyrtare të Presidentit Meta drejtuar deputetëve të datës 21 korrik 2022?

6. Përse Qeveria, pa asnjë akt zyrtar për plotfuqishmëri negociuese, me VKM. Nr. 221, datë 7.4.2021 ka alokoi rreth 1.5 milion dollarë për miratimin e kontratës me objekt konsulencë për hartimin e projektmarrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, për referimin e çështjes se kufizimit të zonave detare pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ?

7. Cili është Grupi Negociator, që po punon për Marrëveshjen me të cilën do të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

8. Kush dhe kur e ka mandatuar këtë Grup Negociator për të bërë një Marrëveshje për kufijtë detare dhe për t’i ndarë ata në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,

9. Përse u mbajt e fshehtë përbërja e Grupit Negociator dhe objekti i punës së tij?

10. Grupi Negociator i ngritur që në 19 mars të vitit 2018 për të përgatitur Marrëveshjen me Greqinë dhe që kishte plotfuqinë e Presidentit sikundër Kushtetuta e kërkontd, u la ne heshtje cfare ndodhi me këtë Grup?

11. Negociatat e filluara për kufizimin e zonave detare me Greqinë a përfunduan?

12. Nëse negociatat për përcaktimin e kufirit detar u nderprene, cilat ishin arsyet parimore të pazgjidhshme, që kanë sollen ndërprerjen e tyre?

13. A ka qenë për Qeverinë shqiptare Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

14. Nëse Marreveshja nuk u arrit, cilat ishin shkaqet themelore, që e penguan atë?

15. Përse nuk eshte bëre publike se çfarë Marrëveshje ishte pergatitur dhe ishte planifikuar për firmosje me Qeverinë Greke të ish Kryeministrit Tsipras?

16. Përse nuk u be kurre as sot e kesaj dite as me Presidentin dhe as me Kuvendin trasparenca e plotë të situatës, lidhur me negociatat e filluara që në mars vitin 2018 për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

17. A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin e ujrave territoriale Greke (kufirit detar) nga 6 në 12 milje, dhe nëse po, cili ka qenë reagimi i grupit negociator i mbajtur gjatë zhvillimit të negociatave?

18. Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje, a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?

19. Për se në deklarimet e Edi Rames eshte pranuar publikisht, zgjerimi i ujrave territorialë të Greqisë nga 6 në 12 milje, ndërkohë që dihet se të tilla deklarime dobësojnë pozitën dhe platformën negociatore të Shqipërisë në këtë proces duke favorizuar palën Greke dhe duke parapërgatitur rezultatin e tyre përfshi këtu dhe mënyrën e zgjidhjes së saj në Gjykatën Ndërkombëtare?

20. Përse nuk u ngrit një grup i gjerë mbështetës me profesorë, historianë, juristë dhe njohës të së drejtës së detit, për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar përpara se sa të bënit deklarimet publike dhe pranoni zgjerimin e ujrave territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje?

21. Përse Qeveria shqiptare dhe Rama nuk veproi zyrtarisht ndaj qëndrimeve e veprimeve të Qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhën pasivitetin, që i hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë, ndërkohë që reagimi përmes një note verbale të Qeverisë Shqiptare në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara mund të kishte forcuar pozitat e palës shqiptare në procesin gjyqësor ndërkombëtar, që keni vendosur të nisni?

22. Përse nuk u reagua fort dhe energjikisht, kur në Kornizën Negociuese të BE-së për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në Konferencën e Parë Ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.Nderkohe që është njohur botërisht se Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të, pra, si mund pranohej nga Qeveria një kusht i tillë?

PERFUNDIM:

Një Front i madh kundër Edi Ramês për mbrojtjen e kufijve kombëtarë është e vetmja përgjigje për këtë situatë kritike të shkaktuar nga ky kryeministër i shitur.

Me çuarjen e çështjes së kufizimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Rama nën përgjegjësine e tij personale si Kryeministër, ka venē në diskutim dhe ka rrezikuar rende kufijtë territorialë të Shqipërisë duke anashkaluar dhe dokumentet kryesorë të përcaktimit të hapësirës territoriale Shqiptare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të miratuara dhe të garantuara prej 1 shekulli.

Çështja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë është e mbyllur për drejtësinë dhe për të drejtën ndërkombëtare në 30 korrik 1926 në Paris me traktatin ndërkombëtar “Akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”. Traktatin e përfunduan fuqitë e mëdha europiane për kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë, të cilin e pranuan dhe e firmosën qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavisë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco