Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Sot mblidhet Kryesia e PD/ Ja çfare pritet të vendoset për askionin opozitar

Sot mblidhet Kryesia e PD/ Ja çfare pritet të vendoset për askionin opozitar

16:18, 04/09/2024
A+ Aa A-

Me nisjen e sezonit të ri politik, opozita ka nisur vrullshëm takimet organizative te strukturave qëndrore të partisë. Ishte mbledhja e Grupit Parlamentar para disa ditësh, sot në orë 18:00 mblidhet Kryesia dhe në ditët në vijim pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të votuar vendimet që do dalin nga mbledhja e sotme e Krysisë.

Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizaji, ka raportur se gjatë mbledhjes së sotme pritet të diskutohet aksioni opozitar për pjesë e mbetur të këtij viti dhe vitit të ardhshëm që përkon edhe me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Një nga çështjet që do të diskutohet është organizimi i brendshëm i partisë, ndarja e drejtuesve politikë të qarqeve. Do të diskutohet gjithashtu strategjia që do ndiqet për protestat dhe mosbindjen civile për të arritur qëllimin më kryesor të Partisë Demokratike, shkuarjen në zgjedhjet e vitit 2025 pa Edi Ramën kryeministër dhe me qeveri teknike, e cila duhet të menaxhojë procesin zgjedhor. Opozita është shprehur qartë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e tëndershmë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco