Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, zbardhen emrat e dëshmitarëve që do të thirren

Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, zbardhen emrat e dëshmitarëve që do të thirren

15:37, 04/09/2024
A+ Aa A-

Në listën e dëshmitarëve është vendosur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish/zëvendësministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj, si edhe 6 persona të tjerë në hetim nga SPAK.

Data për dëshminë e Beqajt është caktuar më 9 tetor, ndërsa për Rrjepajn më 20 shtator.

Pas debateve që kanë pasur, palët dakordësuan edhe njëherë listën e dëshmitarëve, ku disa prej emrave kishin mbetur pa u pyetur nga sesioni i kaluar.

Dy dëshmitarët e parë në listë janë ish-drejtorët e QSUT, Enkel Joti e Albana Fico, si edhe drejtoresha aktuale Alma Cani.

Kryetarja Vokshi tha se janë dakordësuar që në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Geni Hyka dhe ish-drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli. Në listë janë edhe anëtarët e grupit të punës së check up dhe 4 mjekë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco