Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Bumçi: Qeveri teknike, vetëm duke bllokuar institucionet e rrugët! Vendi duhet të shpëtojë nga sëmundja ‘Rama’

15:28, 04/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aldo Bumçi thotë se mënyra e vetme për arritjen e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira në vend, është bllokimi i institucioneve dhe rrugëve.

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv, me moderator Arnold Kariqi, Bumçi tha se dhjetëra mijëra qytetarë, mjaftojnë për të rrëzuar këtë qeveri të inkriminuar të Ramës, dhe rikthimin e legjitimitetit në Shqipëri.

Për Bumçin, opozita është e vetmja forcë jashtë kontrollit të Ramës, ndryshe sa ka bërë me drejtësinë dhe institucionet e tjera në varësi të tij. 

Aksioni duhet të ngrihet në atë nivel, që të ketë qeveri teknike. Kjo duhet të sjellë bllokimin e institucioneve, s’ka mënyrë tjetër për t’iu imponuar Ramës. Blllokim institucionesh e rrugësh, të gjitha këto do diskutohen. Pa qeveri teknike, Rama e ka vërtetuar se s’bën zgjedhje jashtë kontrolleve të institucioneve të tij. Kontrollon drejtësinë, Berisha është i arrestuar politik dhe për shkak të vullnetit të Ramës, është shkelur Konventa Evropiane  e të Drejtave të Njeriut. Rasti është i qartë si me Belerin. Ka rënë çdo sistem, opozita është e vetmja forcë jahstë kontrollit të Ramës, ai është rritur në fuqi, por është i kalbur në moralin qeverisës. Duhetr të qëndrojmë për ta detyruar, bllokimi dhe mosbindja civile, mjeti i vetëm për një zgjedhje normale për zgjedhje të lira. Qeveri teknike , çdo vit për 100 ditë, si në RMV, rregull para zgjedhjeve të ndryshojë qeveria.

Ndërkombëyarët kanë folur me raporte, s’ka votë të lirë, ka kërcënime, blerje votash dhe mospjesëmarrje në zgjedhje. Ky raport rrëzon tërësisht zgjedhjet. Nëse presim ndërkombëtarët të protestojnë për ne, kjo nuk ndodh. Duhet të reagojmë ne.

Diskutimi i sotëm, është deklarata për vendimmarrjen, dakordësia. Aksion që varet nga ne, ka zhvillime politike që nuk varen nga ai që i ndërmerr. Thirrja ime për opozitarët e demokratët, të majtë që duan të shpëtojë nga ky shkatërrim i vendit nga Rama, s’i përballon dot më 4 vite me Ramën, shpopullimin e popullsisë, plakjen, braktisje, është poshtë vendeve të Ballkanit, ky vend duhet të shpëtojë nga ‘sëmundja’ Rama. Varet nga ne, askush tjetër. Të dalim e bllokojmë këtë qeverisje.

Disa mijëra mjaftojnë për të rrëzuar qeverinë, të bllokojnë rrugët dhe institucionet, nevoja për të shpërtuar vendi. S’jemi në kushte normale rotacioni, jemi në udhëkryq për një vend që duhet t’i kthehet nga shpresa. Narko-shteti, largimi masiv, sëmundje që po e hanë këtë vend, tha Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco