Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

SYRI TV/ Rinis punën Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, miratohet lista e dëshmitarëve

13:51, 04/09/2024
A+ Aa A-

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka miratuar listën e dëshmitarëve që do të merren në pyetje për koncesionet e Setrilizimit dhe Check Up. Më 9 tetor Ish-ministri Ilir Beqja do të lërë qelinë për tu marrë në pyetje në Kuvend, ndërsa si dëshmitarë janë thirrur edhe ish.zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Syri tv

Ish-minsitri Ilir Beqja, zëvendësministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, do të nxiren nga qelia për tu marrë në pyetje nga Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Pas zgjatjes së afatit të punës komisioni, ka miratuar sot listën e dëshmirtarëve, ku përfshijen edhe të gjithë drejtuesit e shëndetësisë në kohën që u firmos koncesioni I Sterilizimit apo Chek Up, që rezultuan dy koncesione abuzive, që I kushtuan buxhetit të shqiptarëve mbi 200 milionë euro abuzime.

Anëtarët e opozitës, deklaruan se zgjatja e afatit të punës së komisionit erdhi pikërisht për shkak të mungesës së informacioni nga ana e instacave shtërore, të cilat më herët kanë refuzuar t’i përgjigjen kërkesave të Komisionit Hetimor. Ndërkohë maxhorana kërkoi që lista e dëshmitarëve të jetë më e përmbledhur

Mbledhja e rradhës do të zhvillohet të hënën, për mbledhjen e informacioneve, ndërsa pyetja e dëshmitarëve do të nis prej datës 18 shtator, ndërsa më 9 tetor para Komisionit pritettë paraqitet Ilir Beqja, për pyetjen e të cilit duhet marrë leje paraprake nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco