Lajmi i fundit

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Zhulali kërkesë Veliajt për llogaridhënie në lidhje me situatën emergjente të ndotjes në Tiranë dhe kontratën për auditin financiar të bashkisë

Zhulali kërkesë Veliajt për llogaridhënie në lidhje me situatën emergjente të ndotjes në Tiranë dhe kontratën për auditin financiar të bashkisë

13:27, 04/09/2024
A+ Aa A-

I kërkova sot Kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës përfshirjen e dy çështjeve urgjente për diskutim në mbledhjen e Këshillit që do të zhvillohen të hënën.

Së pari, duke patur parasysh situatën emergjente të plehrave në Tiranë, të përfshihet në rendin e ditës llogaridhënia e Kryetarit të Bashkisë dhe përfaqësuesit/përfaqësuesve të kompanisë Eco Tirana për dështimin e pastrimit të qytetit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve nga ndotja.

Së dyti, llogaridhënie e Kryetarit të Bashkisë për pajtimin e dy kompanive të huaja për kryerjen e kontrollit financiar në Bashkinë Tiranë, pa dijeninë dhe pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

Në lidhje me gjendjen alarmante të krijuar në qytet, kam kërkuar që Kryetari i Bashkisë dhe përfaqësuesi i Eco Tirana t’u përgjigjen pyetjeve si më poshtë:

Pyetje për Kryetarin e Bashkisë Tiranë

Përgjegjësia për Shërbimin e Pastrimit:

A e ka konstatuar Kryetari i Bashkisë gjendjen alarmante të plehrave në Tiranë?

Nëse po, gjatë cilës periudhë?

A ka marrë masa për ndryshimin e situatës? Nëse po, cfarë masash ka marrë?

A e ka paraqitur Eco Tirana raportin e ecurisë së zbatimit të kontratës pranë Bashkisë Tiranë më 1 shtator, sikurse parashikohet në detyrimin kontraktor?

Nëse po, a ka vënë në dukje ndonjë element shqetësues për të cilin ka kërkuar ndërhyrjen e Bashkisë?

Nëse jo, përse nuk e ka paraqitur raportin?

Shpenzimi i Buxhetit:

Si shpenzohen fondet që bashkia i alokon për shërbimin e pastrimit, të ndara sipas zërave, ndërkohë që buxheti për këtë shërbim është rritur me 30%?

Përgjegjësitë sipas Kontratës:

Çfarë mbulon konkretisht bashkia (bashkëaksionere) në procesin e pastrimit dhe çfarë mbulon AGSM Holding sipas kontratës për themelimin e “Eco Tirana”?

Cila palë ka dështuar të përmbushë detyrimet e ofrimit të shërbimit për qytetin e Tiranës?

Situata e Mbetjeve:

Çfarë masash janë marrë për të adresuar situatën aktuale të mosmbledhjes së plehrave? Pse ka ndodhur kjo situatë dhe si planifikoni ta zgjidhni?

A keni vendosur penalitete ndaj kompanisë Eco Tirana për dështimin e pastrimit të qytetit sipas përcaktimeve të parashikuara në kontratë?

Nëse po, cfarë penalitetesh?

Nëse jo, përse?

Keni deklaruar se situata kaotike ka ardhur si shkak i periudhës tranzitore nga kontraktorët e mëparshëm tek Eco Tirana. Ju kujtoj se Eco Tirana ka qenë përgjegjëse për të ashtuquajturën zonë të kuqe prej vitesh, ku ndeshet i njëjti problem me plehrat si në zonat e tjera të Tiranës.

Ju kujtoj po ashtu se kontratat me kompanitë e tjera kanë përfunduar respektivisht në shkurt, mars dhe prill 2024, dhe se në mbledhjet e këshillit bashkiak të nëntorit 2023 dhe shkurt 2024, keni dhënë garanci të plotë për ecurinë normale të procesit të pastrimit të qytetit nga plehrat, përfshirë gjatë tranzimit të monopolit të shërbimit tek Eco Tirana. Si i justifikoni deklaratat tuaja?

Pyetje për “Eco Tirana”

Zbatimi i Kontratës:

Pse “Eco Tirana” nuk ka arritur të zbatojë detyrimet e kontratës në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore? Cilat janë arsyet e këtij dështimi?

Kapacitetet e “Eco Tirana”:

Sa mjete dhe punonjës ka “Eco Tirana” në dispozicion për realizimin e shërbimeve të pastrimit?

Sa është investimi për to nga secili bashkëaksioner i kompanisë?

Sa mjete dhe punonjës shtesë ka angazhuar kompania pas marrjes së monopolit të shërbimit të pastrimit për të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë?

Nëse po, kur janë marrë këto masa?

A janë këto kapacitete të mjaftueshme për të përballuar nevojat?

Frekuenca e Pastrimit:

Sa shpesh kryhet pastrimi në Tiranë, dhe në cilat orare?

A ka ndonjë plan të rishikuar për intensifikimin e shërbimeve në zona kritike?

Cilat janë zonat kritike?

Situata e Mbetjeve:

Përse në të gjitha njesitë e Tiranës sot ka një gjendje alarmante të plehrave të derdhura në rrugë, apo që u vihet zjarri?

A keni raportuar/kërkuar ndihmë pranë Bashkisë Tiranë?

Nëse po, cfarë konkretisht dhe a keni marrë përgjigje?

A e keni dorëzuar raportin e ecurisë së zbatimit të kontratës në datën 1 shtator?

Cilat kanë qenë shpenzimet e kompanisë, sipas zërave që nga ushtrimi i monopolit të shërbimit?

Çfarë masash janë marrë për të adresuar situatën aktuale të mosmbledhjes së plehrave?

Llogaridhënie e Kryetarit të Bashkisë për pajtimin e dy kompanive të huaja për kryerjen e kontrollit financiar në Bashkinë Tiranë.

Kryetari i Bashkisë ka deklauar publikisht se ka pajtuar ky kompani të huaja për kryerjen e një auditi të thelluar në Bashkinë e Tiranës.

Pyetje për Kryetarin e Bashkisë:

Cilat janë kompanitë e angazhuara për auditim?

Si janë përzgjedhur (procesi që keni ndjekur dhe kriteret e përzgjedhjes) dhe cili autoritet e ka bërë përzgjedhjen?

Pse dy kompani të ndryshme?

Cilën periudhë kohore do të mbulojnë?

A është bërë auditim tjetër i të njëjtës periudhë nga vetë bashkia? Nga KLSH?

Pse kryetari i bashkisë refuzon transparencën në këshillin bashkiak dhe auditin e opozitës?

A do të hetojnë këto kompani mbi veprimtarinë e kompanisë 5D dhe tenderat e përftuar prej saj nga bashkia Tiranë?

A do të përfshihen në auditim fondet që i janë dhënë incineratorit inekzistent të Tiranës?

A do t’u kushtojnë taksapaguesve të Tiranës këto dy marrëveshje?

Nëse po, sa përllogaritet kosto totale e secilës marrëvëshje (totale dhe sipas viteve)?

A janë miratuar kostot financiare të këtyre dy marrëveshjeve në buxhetin vjetor 2024 dhe PBA-në 2024-2026? Konkretisht në cilin artikull buxhetor?

Neni 15 i Ligjit Nr. 139/2015 përcakton detyrimin për transparencë dhe llogaridhënien e njësive të qeverisjes vendore ndaj qytetarëve.

Neni 56, pika 4, i Rregullores së Këshillit Bashkiak të Tiranës, parashikon që Kryetari i Bashkisë raporton për problemet që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco