Nga Beqaj te Fico/ Ja LISTA e atyre që do të pyeten nga Komisioni Hetimor

Nga Beqaj te Fico/ Ja LISTA e atyre që do të pyeten nga Komisioni Hetimor

10:59, 04/09/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë pas zgjatjes së afateve me tre muaj miratoi dhe listën e re të dëshmitarëve. 

Në listën e dëshmitarëve është vendosur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish/zëvendësministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj, si edhe 6 persona të tjerë në hetim nga SPAK.

Për marrjen e tyre në pyetje do duhet që komisioni t'u drejtohet autoriteteve për leje, ndërsa Beqaj ndodhet në qeli për abuzimet me fondet e SASPAC. Ndërkohë, në burg ndodhet edhe Rrapaj e zv.ministri Rrjepaj, të dy për koncesionin e sterilizimit. 

Duke qenë se procedura për të kërkuar leje do të marrë kohë, data për dëshminë e Beqajt është caktuar më 9 tetor, ndërsa për Rrjepajn më 20 shtator. Për biznesmenin ende nuk është caktuar një datë, por gjithësi dëshmia e tyre do të varet nga autorizimi i institucioneve të drejtësisë.

Pas debateve që kanë pasur, palët dakordësuan edhe njëherë listën e dëshmitarëve, ku disa prej emrave kishin mbetur pa u pyetur nga sesioni i kaluar. Kështu, nga e hëna do të niset me dëshmitë, ku dy dëshmitarët e parë në listë janë ish-drejtorët e QSUT, Enkel Joti e Albana Fico, si edhe drejtoresha aktuale Alma Cani.

Kryetarja Vokshi tha se janë dakordësuar që në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Geni Hyka dhe ish-drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli. Në listë janë edhe anëtarët e grupit të punës së check up dhe 4 mjekë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco