Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me gazetarët

KAFE SHQETO/ Tirana e mbytur nga plehrat, Teliti: Fytyra e vërtetë e Veliajt, kjo është një bombë ekologjike…

KAFE SHQETO/ Tirana e mbytur nga plehrat, Teliti: Fytyra e vërtetë e Veliajt, kjo është një bombë ekologjike…

10:50, 04/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë edhe Dorian Teliti nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai ka komentuar situatën e rëndë në Tiranë pasi plehrat kanë pushtuar Tiranën.

Dorian Teliti: Kjo është fytyra e vërtetë e bashkisë së Tiranës, kjo është fytyra e vërtetë e Erion Velisë, kryetarit të bashkisë i cili paguan inceneratorin por nuk paguan ndihmën ekonomike. Këtë situata duhet ta lidhim me kontekstin e muajt gusht. Çfarë ndodhi në muajin gusht. Morën të gjithë pushimet në bashki, përfshirë edhe Erion Velinë. E mbyllen institucionin në mënyrë totale.  E vetmja zyrë që ishte hapur në Bashkinë e Tiranës, ishte zyra e financës që paguante paratë dhe zyra e tatimeve që mbledh tatimet e qytetarëve. Asnjë shërbim tjetër nuk është dhënë gjatë muajt gusht për qytetarët e Tiranës. Gjatë gushtit bashkia Tiranë ishte ajo që pagoi miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston, pagoi për eko Tiranën dhe nga ana tjetër nuk pagoi ndihmën ekonomike. Dhe ajo që ka ndodhur gjatë muajit gusht dhe në këto ditët e para të shtatorit sipas edhe informacioneve te qytetarëve koshat rrinë me ditë të tëra të mbushur e nuk zbrazen. Ajo që ka ndodhur është. Eko Tirana që merr 20 milionë euro në vit e ka lënë Tiranën të papastruar. Nuk ka nxjerrë makinat e veta dhe punonjësit që të mbledhin plehrat e Tiranës. Nuk i ka nxjerrë as makinat e larjes së rrugëve e që kemi vite që nuk i shohim për tu pastruar. Duhet të sqarojmë diçka. Eko Tirana ka monopolin për pastrimin e Tiranës, pra të mbledhjes së mbeturinave. Kjo që ka ndodhur është një bombë ekologjike në çdo lagje dhe rrugicë të Tiranës ku prej ditësh të tëra plehrat nuk mblidhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco