Berisha nën arrest/ Gjokutaj: Skenar politik nga magjistratë të varur politikisht, s’kishim parashikuar ‘lajthitjen’ e procesit juridik

08:47, 04/09/2024
A+ Aa A-

Avokati i liderit të opozitës, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për procesin gjyqëqsor të tij në Gjykatën e Posaçme, dhe tentativat e kësa të fundit për ta mbajtur nën arrest me urdhër politik. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv me moderator Flavio Qarri, Gjokutaj tha se procesi ndaj Berishës është i iniciuar politikisht, me prokurorë e gjyqtarë të lidhur me politikën dhe nën urdhrat e kësaj të fundit.

Duke u ndalur veçanërisht mbi procesin juridik të liderit demokrat, Sali Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj shtoi gjithashtu se e kishin parashikuar një skenar të tillë nga ana e politikës, por kurrësesi një ‘lajthitje’ të tillë juridike, siç preferoi ta cilësonte Gjokutaj.

Kemi Berishën, sulmet ndaj Metës, Mediu në gjykim, Beleri me një proces skandaloz juridik, që u lirua sa për të ‘larë gojën’. Në këtë shtat politik kemi luftuar dhe e dimë që këtë proces e ka iniciuar politika dhe kanë kaluar me prokurorë të lidhur nga politika, por dhe një gjyqtare që ka bërë disa vepra penale, me 3 emra. Ka shkatërruar procesin me vendime që nuk gjejnnë pasqyrim në Kodin e Procedurës Penale. Janë në arrest prej dy javësh Malltezi e Berisha, që ka kaluar afati i divigjencës dy mujore, emri i Berishës është inekzistent në këto divigjenca.

Procesi penal, ne e dinim kahjen e institucioneve të drejtësisë, se kemi parashikuar që ata do të lajthisnin në këtë mënyrë, shkelje e ligjit dhe vepra penale të konsumuara nga ata që i hetojnë. Ata janë vetë të pandehur në këtë proces, i ka çuar në një kaos. Po kryejnë veprime 7 herë për të njëjtën gjë. Veprime të qëllimshme, ata e bëjnë për të realizuar skenarin politik, mbajtjen e kryetarit të opozitës në arrest dhe krijimin e një perceptimi publik që kreu i PD është nën hetim për korrupsion.

Sa hërë SPAK bën një lëvizje, Rama dhe Basha janë shumë të zellshëm  për të cituar statusin e Z.Berisha. Ligjërisht s’është i arrestuar, në aspektin e ligjit, tha Gjokutaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco