‘Kërkon të grabisë mandatin e 4-t’/ Berisha: Të përballemi me diktaturën, jemi 100 herë më të fortë se ata!

21:03, 03/09/2024
A+ Aa A-

Pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme palramentare të 2025, lideri i opozitës ka paralajmëruar për tentaivat e Ramës për të grabitur mandatin e 4-t për të qeverisur vendin.

Nga qëndresa qytetare, Berisha kërkoi nga shqiptarët të mos ndalen, por të përballem me atë që e cilësoi një diktaturë, duke thënë se qytetarët e vendit jnë 100 herë më të fortë se ata.

Ndaj dhe, iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të dalim nga apatia, të dalim në shesh të Mejdanit, të dalim të përballemi me diktaturën, se ne jemi jo 1, po 10, po 100 herë më të fortë se ata.

Ndaj miqtë e mi, edhe njëherë ju falënderoj me mirënjohjen më të thellë dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën kundër kësaj diktature, e cila po bën gjithçka dhe në masa ekstreme kërkon të grabisë mandatin e 4-t. Kurrë më!

O, sot, o, kurrë! Te gjithë në këmbë!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco