Berisha: Demokracia në grahmat e fundit! Krimet intelektuale të Ramës s’mund të hetohen nga mercenar Dumani

20:39, 03/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë tubimit të sotëm përshëndeti gjithashtu protestuesit e Thumanës, për të cilët u shpreh se po mbrojnë të pamposhtur të drejtat e tyre.

“Sot demokracia në Shqipëri është në grahmat e saj të fundit. Sot shteti ligjor dhe Kushtetuta janë tërësisht të mposhtura nga narko-shteti dhe kodi i mafies”, u shpreh Berisha.

Qendrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur, misionarëve të fjalës së lirë, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të këtij parlamenti të fjalës së lirë, që përcjellin tek shqiptarët të vërtetat, kushtrimin, inspirojnë guxim dhe shpresë.

Përshëndetje të përzemërt protestuesve të Thumanës që mbrojnë të pamposhtur të drejtat e tyre, që ngrenë zërin kundër një ndëshkimi.

Të dashur miq, sot demokracia në Shqipëri është në grahmat e saj të fundit. Sot shteti ligjor dhe Kushtetuta janë tërësisht të mposhtura nga narko-shteti dhe kodi i mafies.

Sot, krimet e mëdha, vjedhjet e mëdha të Edi Ramës dhe të qeveritarëve të tij janë shpallur nga mercenar Dumani krime intelektuale dhe që nuk mund të hetohen. Pasuritë publike, fondet ndahen midis klaneve të pushtetit.

Fati i shqiptarëve përcaktohet nga mafia më e rrezikshme e rajonit dhe Europës, mafia shtetërore e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco