Shehaj: Sot kriminelët shqiptarë janë bërë një me shtetin dhe po udhëheqin vendin

20:05, 03/09/2024
A+ Aa A-

Nga rruga e ‘Shpresës’, në ditën e 246 të Qëndresës qytetare, mbajti në podium fjalën e tij edhe anëtari i FRPD në Vlorë, Çajup Shehaj.

Ai bëri thirrjen e tij për mbajtjen nën arrest pa akuze të liderit të opozitës dhe mosreagimin e Europës mbi këtë situatë.

Shehaj u shpreh se, nga vendi ynë janë larguar më shumë se 1.5 milionë qytetarë që janë në kërkim të një jete më të mirë.

Anëtari i FRPD u shpreh se, sot kriminelët Shqipatarë janë bërë një me shtetin dhe po udhëheqin vendin.

 

Fjalimi i plotë:

Te nderuar qytetare dhe qytetare! I nderuar doktor Berisha! Sot, ne podiumin e Rruges se Shpreses, ndoshta te vetmin ne Shqiperi ne te cilin prevalon fjala e lire, ju drejtohem une, nje 23 vjecar nga qyteti i Vlores. Quhem Çajup Shehaj, i angazhuar prane Forumit Rinor te Partise Demokratike. Pervecse vij ketu per te shprehur mbeshtetjen time per kryetarin e Partise Demokratike, e ndjej si detyrim moral te percjell mesazhin tim drejtuar juve dhe te gjithe shqiptareve me ose pa parti, brenda dhe jashte vendit.

 Te nderuar vellezer dhe motra demokrate, te nderuar shqiptare, shume njerez me te drejte ose jo, ngrene pyetjen: "Perse protestojne keta? Perse nuk lodhen keta? Cfare i shtyn te mos heshtin edhe kur nuk kane rrugezgjidhje?".

 Nese do pyesnin cdonjerin prej nesh, do te gjenin mijera pergjigje te pangjashme me njera-tjetren. Une protesoj, ne protestojme sepse ne zemer te Europes, lideri i partise opozitare mbahet nen arrest pa akuze dhe pa fakte ndersa Evropa ben sehir dhe mire ben se fatin Shqiperise ia shkruajne shqiptaret.

 Ne protestojme sepse para 11 vitesh, Shqiperia numeronte plot 3 milion banore ndersa sot numeron 1.5 milion me pak. Ne protestojme sepse dje Shqiperia hidhte hapa te sigurt drejt Bashkimit Europian, kurse sot lajmi i vetem nga samitet e BE jane atletet e bardha te perfaqesuesit te interesave tona ndersa foto gazetash jane gomonet me bijte e Shqiperise qe turren ne kerkim te jetes. Ne protestojme sepse dje ishim populli me i mirepaguar i rajonit, ndersa sot jemi populli me te ardhurat me te uleta per fryme.

 Ne protestojme sepse arsimi dje ishte ne progres, kurse sot sipas PISA-s studentet shqiptare jane me te keqarsimuarit e Europes.

 Ne protestojme sepse ndersa dje, nen qeverisjen e Partise Demokratike, arrestoheshin 200 banda ne harkun e 2 viteve, sot kriminelet shqiptare jane me shtetin, jane vete shteti kur vendosin kollaren dhe ulen si deputete per interesa djallezore te pushtetit.

 Ne protestojme sepse familja shqiptare dje ishte me e sigurt, besonte ne kete vend, I rriste femijet me frymen e shqiptarizmit, ndersa sot prinderit shqiptare kane vetem nje qellim, t’u shtrojne rrugen femijeve te tyre per t’i hequr nje ore e me pare nga ky vend.

 Ne protestojme sepse ndersa dje Shqiperia dhe Kosova mendonin dhe besonin si nje komb, simbolikisht manifestonin vellazerine e tyre me takimin historik ne vepren me te madhe infrastrukturore te Partise Demokratike, tunelin e Kalimashit, sot marredheniet mes dy shteteve te te njejtit komb jane me te keqija se kurre.

 Ne protestojme sepse shqiptaret vriten ne diten me diell te dorezuar gjobvenies ne nje toke pa shtet, pa ligje, pa zot. Ne protestojme sepse ne keto 11 vite, per te dyten here ne 100 vite histori, bindja politike nuk eshte me e lire, vota nuk eshte e lire, ndaj per te dyten here ne 100 vite histori vrasesit e votes se lire duan pergjigje dhe ate do ta marrin.

 Qindra pergjigje te tjera i kam t’jua jap se fatkeqesite e tokes sime ne me shume se nje dekade nuk kane te ndalur. Mos me pyesni me pse protestoj, mos na pyesni me pse protestojme. Protestoj se jam shqiptar, se e kam koken lart per te shkuaren time, per gjakun qe trashegoj, per emrin qe mbaj, per dashurine dhe ndjenjen e perkatesise qe kam per vendin tim. Protesta eshte pergjegjesi, eshte detyre, eshte trimeri, eshte patriotizem. Te gjallet nuk perkulen, te gjallet ndihen, te gjallet luftojne, nuk ndalen. Sa te kem jete e sa kohe vendi im te lengoje nga braktisja, nga varferia dhe skamja, nga neperkembja kombetare dhe nderkombetare, persa kohe vendi im te vazhdoje te jete

peng i pjelles se kuqe, une, ju, ne do te protestojme. Persa kohe te jem me liderin e Partise ku aderoj, ku besoj, une do protestoj, se arresti i tij antikushtetues antiligjor eshte kembane qe bie per cdo antiqeveritar.

 Miqte e mi,  At Zef Pllumi, shprehej se “asht i mjer qi popull qe nuk ia del me zotnue bijt e vet te keqinj”. Ose do t’i zotnojme pjellet e se keqes, ose do te zhdukemi. Ja luftojme deri ne fund per ta crrenjosur te keqen, ja shuhemi si rini, si demokrate, si shqiptare. Ndaj gjithe skeptikeve qe bejne sehir u them: Nuk do te heqim dore nga kauzat tona, sepse ato jane te lidhura ngushtesisht me te verteten. Eshte burracakeri ta shohesh vendin tend te shuhet dhe te rrish duarkryq. Burracaket nuk kane vend ne Partine Demokratike, shqiptaret kane vend aty, qendrestaret e kane vendin aty. Historia jone eshte qendrese fund e krye, eshte historia e studenteve te 90, e martireve te 2 prillit, e Azem Hajdarit, e Pjeter Arbnorit, e Gramoz Pashkos, e Sokol Olldashit e mbi te gjitha eshte histori e betejave pa kthim per lirimin e liderit historik te saj Doktor Berishes.

 Vetem burracaket bejne sehir, vetem te vdekurit i dorezohen se keqes. Ne jemi te gjalle, te forte, te pathyeshem. Ne jemi demokrate dhe historia jone eshte fund e krye KRENARI. Ne e kemi zgjedhur rrugen tone, dhe ajo fillon nga Rruga e Shpreses!

 

Rrofte Partia Demokratike! Liri per Sali Berishen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco