Berisha në arrest/ Topalli: U përball me bomba e grushta, i vetmi që guxoi të përballet me krimin!

20:27, 03/09/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli, tha se mbajtja në arrest e liderit të opozitës është e paprecedentë, pasi Sali Berisha, sipas saj ishte i vetmi që u përball me bomba e grushte, ashtu sikurse guxoi të përballet me krimin.

Nga ‘Rruga e Shpresës’, Topalli theksoi se qëndresa qyetetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, është rasti  më unik në historinë e vendit tonë.

Topalli shtoi se ‘izolimi’ i Berishës duhet të shërbejë si një mesazh i fortë, për të inkurajuar secilin prej nesh në luftën kundër padrejtësisë.

Sa i përket protestës së banorëve të Thuman-Kashar për bllokimin e aksesit në këtë autostradë, Topalli tha se një akt të tillë nuk ka guxuar ta bëjë as Enver Hoxha.

Këtu është aplikuar një projekt që, ai që është në pushtet të rrijë në pushtet gjithmonë, ose e blejmë ose e arrestojmë kryetarin e opozitës. Kanë gabuar rëndë.

Ora në Shqipëri paguhet 3 euro. Paguhen më pak në orë se sa vendet e rajonit. Në Shqipëri rroga mesatare është shuëm herë më e ulët se me rrogat e rajonit.

Plakja e popullsisë ecën me dyfishin e plakjes së popullsisë në Evropë.

Një shqiptar që mendon për kombin e familjen, që ka ndërgjegje shoqërore do reagojë pafundësisht. Të parët që kanë reaguar jeni ju që po protestoni sot. Keni qëndruar duke dhënë mesazhin e jahstëzakonshëm për çdo qytetar që shikon përtej dritares së Berishës.

Banorët në Thumanë- Kashar kanë dalë me kurajo se ndihen të përjashtuar për të drejtën e tyre, as Enver Hoxha s’e ka bërë. Jetojmë në momentet kur Drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin. Investitor strategjik shpallesh kur paguan për vrasje.

Kryetari i opozitës mbahet i arrestuar, me qëllim për të dëmtuar një forcë opozitare. I vetmi që ka guxuar të përballet me krimin. Kjo s’ndodh në asnjë vend të NATO-s dhe ku protestohet në liri. Rezistencë unike, s’ka ndodhur kurrë kjo rezistencë në këtë rast. Ndodh sepse qenia shoqërore reagon ndaj padrejtësisë. Ndaj Berishës kanë hedhur bomba, grushte, çdo gjë, e tani duan ta mbajnë në arrest. Nga arresti inkurajon e jep mesazhe për secilin prej nesh, theksoi Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco