Tjetër padi në SPAK ndaj Veliajt, Kalaja: Rasti i sotshëm, i paprecedentë

20:01, 03/09/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Komisionit të Apelimit  në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në SPAK pasi ka shkelur hapur ligjin duke ndryshuar PDV për ndërtimin në ish-Uzinë.

Kalaja ka theksuar se në këtë vjedhje është përfshirë kompania ‘Arlis SHPK’, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafa të cilët kanë shmangur taksat e ndërtimit paligjshmërisht.

E ftuar në 'Edicionin e Mbrëmjes' në Syri Tv,  Kalaja, tegoi më shumë mbi padinë e fundit në SPAK ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Sipas pretendimeve të atij që ne e kemi konsideruar si pronarin faktik te të gjithë këtyre afervae korruptive dhe kriminale, Erion Veliaj, shfajësimi qëndron në faktin se ai nuk ka dijeni në lidhje me çfarë bëjnë drejtuesit e bashkisë.

Sot, që flasim, ato janë pas hekurave nga njëra anë dhe nga ana tjetër mos harrojmë se pjesa e kryesore e këtyre drejtuesve janë të gjithë pjesë e shtabit elektoral të Erion Veliajt, së fundmi në zgjedhjet e 14 majit.

Duke filluar nga Redi Molla i cili ka qenë drejtues i lartë në UKT , etj, dhe çuditërisht SPAK nuk reagon me gjithë këtë panoramë të qartë që kemi kallëzuar ...dhe të mos harrojmë që i kemi bashkëngjitur dhe të gjitha provat e nevojshme që edhe SPAK e ka shumë të lehtë për ta çuar para Gjykatës.

Nga ana tjetër, kemi denoncuar aferën e shoqerisë 5D, ku shkohet me vjedhjen 100 përqind të taksave të qytetarëve të Tiranës.

Rasti i sotshëm është  një rast i paprecendetë, është një rast që tregon se si fshihet nga pagesa e taksave të cilët janë detyrim ligjor për të gjithë subjekte e drejtuesve dhe kjo nëpërmjet disa makinacioneve duke e kaluar ndryshimin e numrit të kateve nga plani i detajuar vendor në të dytën.

Siç e denoncova kjo ka ndodhur tek ish sheshi i Uzinës, tek 21 Dhjetori, ai është i gjithë territori, ku gjysma ose më shumë, ka qenë pronë e bashkisë Tiranë.

Me një ligj korruptiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco