Lidhi kontrata për të rrit transparencën në Bashki, Veliaj e mban të fshehtë/ Këshilltarët e opozitës: Pas çdo kontrate fshihet një vjedhje

10:53, 03/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorain Teliti, dhe anëtari i këshillit Jonathan Pano kanë dalë në një deklarata para bashkisë së Tiranës ku kanë bërë publike kërkesat e këshilltarëve të opozitës për transparecë të shpenzimeve të bashkisë. Teliti tha se kanë shkaur për të kërkuar informacion për 3 shkresa të drejtuara bashkisë së Tiranës, një detyrë Kushtetuese të cilën Erion Veliaj nuk e zbaton.

Shkresat e anëtarëve të opozitës kishin të bënin më dy marrëveshjet e lidhura më kompaninë gjermane dhe angleze për të përmirësuar transparencën në bashki, ndërkohë që Veliaj nuk bën transparencën e këtyre marrëveshjeve që thotë se i ka bërë për të rrit transparencë. Një tjetër kërkesë e anëtarëve të këshillit ishte për kontratat 9-mijë euroshe në muaj për dy çerdhe në periferi të Tiranës.

“Pse nuk përgjigjet Erion Veliaj për tre shkresat tona? Cilat ishin ato konkretisht?

Ishin dy marrëveshje që Veliaj lidhi me kompaninë gjermane dhe angleze për të përmirësuar sistemet e transparencës, tha vete Erion Veliaj këtu në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë që ai vetë refuzon të bëjë transparente vetë këto marrëveshje. Si është e mundur që ai vazhdon të tallet edhe në vitin 2024 me këtë nivel me qytetarët dhe më të zgjedhurti në bashkinë e Tiranës. Kush është ky që tallet? Ai ka detyrim të japë përgjigjë; Sa kanë kushtuar këto marrëveshje? Sa është afati i këtyre marrëveshjeve? Çfarë pasojash do të kenë këto marreveshje për taskapaguesit...? Një tjetër kërkesë ishte raportet e auditimit të viteve të fundit, të cilat sipas ligjeve duhet të ishin të publikuara në faqen e bashkisë së Tiranës, por nuk gjenden. Zero transparencë.

Tjertër kërkesë e jona ishin dy çerdhet. Erion Veliaj i mori me qira 9-mijë euro në muaj me qira në muaj secilën. I kërkuam kontratat, si është e mundur që në përiferi merren me 13-15 eruo metri me qira? Ndërkohë që nuk i gjen as në qendër të Tiranës, jo më në përiferi. Është vjedhje e hapur. Është e qartë se pas këtyre kontratave qëndrojnë vetëm vjedhjet. Opozita do ta bëjë transparencëm më çdo mënyrë. Ne jemi në krye të dytrës dhe bërjen e transparencës do ta arrijmë.",- tha Teliti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco