KAFE SHQETO/ Deklaratat e humoristit nga Kosova, Sahiti: Këto janë të turpshme...

10:51, 03/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë gazetari Gazmend Sahiti i cili ka folur për deklaratat e humoristit nga Kosova i cili foli për inatin e shqiptarëve të Shqipërisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Gazmend Sahiti: Nisemi vetëm pak muaj më përpara kur kryeministri i Shqipërisë tha që kemi kombin shqiptar dhe kombin kosovar. Dhe kjo është një skandal, dmth. E ndoshta ai aktori ynë është nisur nga kjo gjë dhe mendon vërtet, se njerëzit kur nuk lexojnë nuk e dinë vërtet se ku është gjeneza e shqiptarëve. Duke mos lexuar e duke mos e kuptuar atë të vërtetën se si është dalin edhe bëjnë deklarata të tillë. Shpresoj që ai ta ketë bërë për atë pjesën e klikimeve në internet sesa në realitetin e vet. Sepse nuk mund të ndodhë që shqiptarët e Kosovës të thonë se ne na kanë zili shqiptarët e Shqipërisë.

Po tregoj një histori personale. Ne kohën e luftës unë kam qenë në Shqipëri dhe familja që me ka pritur në Nangë të Kukësit kishte vetëm dy dhoma. Kjo familje ka qene me 8 anëtar e ne ishim 9 anëtarë të familjes. Ka qene Familja e Rexhep Herenit. Ata ishin të varfër në atë kohë, dhe ne na lëshuan njërën dhomë e tjetrën e mbajtën për vete, ne sot jemi miq. Dhe unë të them se ata na kanë zili apo tjetër/ Kjo është e trupshme....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco