Import pa kriter/ Kaloshi: Agronomët në drejtoritë e bujqësisë nuk vijnë në ndihmë të fermerit

09:42, 03/09/2024
A+ Aa A-

Kohët e fundit kemi parë të qarkullojnë në rrjet video më një aparat elektronik i cili mat sasinë e nitriteve në produktet që ne konsumojmë. Fillimisht qeveria e reklamonte një aparat të tillë por pas videove që nisën të qarkullojnë ku shumë fruta e perime të vendit, ky aparat i tregonte të pakonsumueshme, qeveria doli kundër këtij aparati. I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, z. Franc Kaloshi, investitor në bujqësi, u shpreh se problemi ne Shqipëri nuk vjen nga produktet, problemi vjen nga kontrolli dhe nga siguria e plehrave dhe pesticideve të importuara.

Kaloshi u shpreh gjithashtu se agronomët e bujqësisë në drejtoritë përkatëse të rretheve nuk vijnë në ndihmë të fermerit.

''Aparati është një pajisje që zakonisht e përdorin blerësit ose kompanitë e eksporteve, unë nuk mund ta quaj aparatin krejtë të pa rëndësishëm, mendoj që aparati ka atë vlerën e tij, po edhe nuk mundti referohem totalisht rezultatit të aparatit.

Unë jam i bindur që probleme në produktet shqiptare ka, sepse problemi nuk vjen nga produktet, problemi vjen nga kontrolli dhe nga siguria e plehrave dhe pesticideve të importuara. Pothuajse 100% e plehrave dhe pesticideve në Shqipëri importohet, ne nuk kemi asnjë produku që prodhohet vetë nga shteti ynë, kështu që kjo lë hapsirën për të diskutuar që këtu ka probleme.

Nuk është vetëm problemi i aparatit që ne na pengon, këtu importohet gjithçka, këtu importohen edhe fruta-perime nga vendet e rajonit, mishi importohet, qumshti importohet, gjithcka importohet. Importi këtu është pa kriter, nuk ka anjë mbarëvajtje, në momentin që ne kemi prodhimet tona të stinës, importi akoma edhe më shumë shtohet, në vend që të reduktohet, shtohet. Këtu problemet janë zinxhir, nuk është se dikutohet cështja vetëm tek një aparat ithjeshtë.

Të gjithë agronomët e bujqësisë në drejtoritë përkatëse të rretheve nuk vijnë në ndihmë të fermerit, nuk e ndihmojnë.'- u shpreh më tej Kaloshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco