VIDEO/ Sharka: Ministria e Bujqësisë po dëmton prodhimin vendas duke mos bërë analizat e...

09:27, 03/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit, 'Kafe Shqeto' në 'Syri Tv' për të diskutuar sa i përket situatës me përdorimin e plehrave kimike në bujqësi ishte kreu i PD, Lushnje, Eduart Sharka.

Sharka është shprehur se  ministrja për të qetësuar popullatën nuk mund të dalë që të thotë se aparati që përdori Fevziu nuk është e certifikuar dhe nuk duhet të merret seriozisht. Ministria e Bujqësisë theksoi Sharka i ka asetet dhe të bënte analizat dhe ti krahasonte që të qetësonte konsumatorin.

"Aparatet e matjes së sheqerit në gjak të cilët janë të certifikuar dhe gabimi është që tek kryeministri pasi nuk mund të marrësh për bazë analizat e këtij aparati të pa certifikuar për të ngritur njerëzit.

Edhe ministrja për të qetësuar popullatën nuk mund të dalë që të thotë se aparati që përdori Fevziu nuk është e certifikuar dhe nuk duhet të merret seriozisht. Ministria e Bujqësisë i ka asetet dhe të bënte analizat dhe ti krahasonte që të qetësonte konsumatorin.

Këto analiza duhet të bëhen në mënyrë periodike dhe të mos pritet kur të dalë Fevizu në televizion. Eksperti i fushës na kujton kohën kur filluan të vendosin magnetët tek injektorët e makinave për të kursyer karburantin, edhe kjo më këto aparate është e njëjta ide.

Kjo situatë ka shkaktuar një dëm të madh në prodhimi vendas pasi nuk mund të dalë kushdo me një aparat të pacertifikuar dhe të thotë që prodhimet vendase nuk janë të shëndetshme.

Perimet që janë më të predispozuar që të ketë nivele më të lartë nitrite janë gjethoret si sallata dhe lakrat. Ekziston si fenomen që të përdoren plehra kimike me masë të madhe, standardi është 100-120 kg për hektar po ka fermerë që i tejkalojnë."

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco