'Energjitë e aksionit opozitar duhet të shkojnë për lirimin e tij'/ Korreshi: Nuanca politike në procesin ndaj Berishës nuk është më gri, por nxin

09:13, 03/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i ftuar në “Kafe Shqeto”, në Syri Tv me moderatorin Flavio Qarrin ka folur për nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe aktivitetin ‘e nxehtë’ politik të vjeshtës.

Sesioni i ri parlamentar me muzikë të vjetër e ka quajtur Korreshi nisjen e punimeve të parlamentit, i cili batutës së Flavios se Parlamenti nis me fytyrë të re, duke nënkuptuar kryeparlamentaren Spiropali, Korreshi u përgjigj po me batutë duke e cilësuar atë, Spirokali, pasi siç tha ai ajo vetëofrohet për këtë gjë ndaj Ramës gjithmonë.

Më tej deputeti i PD foli për angazhimet e opozitës gjatë këtij sesioni dhe kauzat të cilat do të vijojë të ndjekë ajo.

Korreshi theksoi se opozita ka diskutuar dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ku përmendi propozimet për ashpërsimin e aksit opozitar dhe se opozita duhet të këmbëngulë për qeverinë teknike.

“Ne duhet të sensibilozojmë njerëzit, por shembulli i parë duhet të jemi në. Duhet të gjejmë mënyrën e duhur se si këta njerëz të rikrijojnë besimin te opozita dhe ta shikojnë si alternativë të vetme për të hequr Edi Ramën. Unë mendoj se opozita duhet t’i mëshojë patjetër kauzës se saj, siç ndodh në Maqedoni ku 3 muaj para çdo palë zgjedhjesh duhet të ketë një qeveri teknike e cila të fokusohet vetëm në organizimin e zgjedhjeve në mënyrë që të ketë transparence. Unë mendoj që aksioni opozitar duhet të përshkallëzohet jashtë parlamentit, pasi seanca parlamentare është vetëm një ditë në jave, ndërsa aksioni i përditshëm me qytetarët. Duhet gjetur një zgjidhje tjetër, siç po ndodh në Thumanë, unë mendoj që duhet të ndodhe edhe më gjerë pasi Shqipëria po lëngon njëlloj. Këtu nuk ka siguri publike dhe siguri ekonomike, prandaj ikin shqiptarët. Ju e shikoni çfarë po ndodh të onkologjiku...unë mendoj që janë të gjitha njëlloj. Të shikosh bujqësinë, fondet e IPARD, unë mendoj që duhet të zbardhet skema se si ministria e Bujqësisë dhe AZHBR kanë vjedhur paratë.”,- tha Korreshi.

Më tej ai u pyet nga Flavio Qarri në lidhje me arrestimin e liderit të PD, Sali Berisha. Korreshi theksoi se nuk ka asnjë dyshim që grupi parlamentar dhe opozita në tërësi duhet të angazhohet me aksionin e saj për lirimin e lideri të opozitës. Ai theksoi se nga cilësia e juristit nuk sheh asnjë element prove ndaj Berishës dhe në 8 muaj që mbahet në arrest është e papranueshme. Ai e quajti procesin politik dhe të dirigjuar nga pushteti. “Nuanca politike në procesin politik ndaj Berishës nuk është më gri, por nxin, një pjesë e energjisë së opozitës duhet të shkojë për lirimin e tij. Kryetari i PD duhet të jetë në ballë të takimeve me qytetarë qytet më qytet dhe kjo gjë duhet të ndodhë.”- u shpreh Saimir Korreshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco