Hyri në burg me urdhër të Ramës, nuk u la të betohej si fitues i Himarës dhe doli si eurodeputet po me urdhër të sundimtarit

Hyri në burg me urdhër të Ramës, nuk u la të betohej si fitues i Himarës dhe doli si eurodeputet po me urdhër të sundimtarit

07:58, 03/09/2024
A+ Aa A-

U arrestua pas deklaratës publike të Edi Ramës dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Në një proces tërësisht të montuar dhe masa që u mor ishte jo proporcionale me provat, të cilat u sajuan rrugës.

Drejtësia e Re nuk kishtë qëllim drejtësinë, por zbatimin pikë për pikë të porosive të kryeministrit.

Pas një kalvari për më shumë se 15-muaj, me dëshmitarë të sajuar e prova të montuara, i ngjashëm me një proces që të kujton kohën e Sigurimit të Shtetit dhe drejtësisë së asaj kohe, Fredi Beleri u lirua.

U harruan akuzat ndaj Belerit, patriotët mediatikë të pushtetit heshtën dhe një Gjykatë bazike në Fier ‘vuri dorën në zemër’ për të dhe e liroi për sjellje të mirë.

Hyri në burg me potere si blerës votash, si pjesëmarrës i ngjarjeve të Peshkëpisë, si nacionalist grek etj dhe doli nga burgu më 2 shtator 2024 si eurodeputet.

Qëllimi ishte i qartë, Himara i ‘takonte’ Edi Ramës, sundimtarit, dhe pronarit të thuajes gjithë bregut, ku me investitor strategjik e ku me kthim të tokave të dajave për Olsin.

I gjithë procesi ndaj Fredi Belerit pati vetëm një qëllim, Bashkia e Himarës nuk duhej dorëzuar, dhe në funksion të këtij qëllimi u vu i gjithë shtetit, që nga policia që fabrikoi prova e dëshmitarë e deri te SPAK-u që në një bindje të verbër ndaj Ramës zbatoi me pëpikmëri urdhërat.

Saga e procesit ndaj Belerit, si nisi e si përfundoi, gjë të cilën ai e përmblodhi në një fjali pasi doli nga dera e burgut, “u burgosa me urdhër politik dhe po lirohem po me urdhër politik”, tregon njësimin e partisë me shtetin dhe kapjen e plotë të drejtësisë në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco