SYRI TV/ Sesioni i ri parlamentar nis me protesta

22:43, 02/09/2024
A+ Aa A-

SYRI TV

Në nisjen e sesionit të ri parlamentar, godina e Kuvendit është rrethuar nga qindra banorë të Krujës dhe Kurbinit, të cilët po protestojnë prej muajsh kundër izolimit të tyre nga mungesa e aksesit në autostradën Thumanë-Kashar. Në mungesë të një përgjigje nga kreret e qeverise, banoret u mblodhen para paralamenti duke kerkuar nje takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku per t'u dhene nje shpjegim per izolimin e 80 mije qytetareve nga autostrada e re, si dhe zhbllokimin e rruges. Banoret e Krujes u perplasen me punonjesit e policise ne perpjekje per te hyre ne kuvend per te takuar nje nga perfaqesuesit e kabinetit qeveritar por nuk u lejuan.

Sesioni i ri parlamentar u shoqerua me thirrje dhe protesta te banoreve te Krujes dhe Fushe-Krujes dhe fshatrave përreth, te cilet u mblodhen para godines se Kuvendit.  Ata kërkuan nje takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastruktures, Belinda Balluku per t’u dhene sqarime se perse kane izoluar rreth 80 mije banoret te Krujes nga dalja ne autostreden e re. E teksa kryeministri Rama nuk ishte i pranishem ne sallen e Kuvendit, ministrja Balluku refuzoi te dilte nga parlamenti per te takuar banoret e Krujes.

Banoret ishin te vendosur per te takuar ministren Balluku dhe tentuan te hyjne ne Kuvend duke u përplasur me efektivet e policise, te cilet ishin rreshtuar ne hyrje te kuvendit.

Protestuesit u shprehen se ministrat dhe kryeministri Rama u shmangen takimit me ta, pasi kane frike te japin përgjigje sepse jane kapur nga kriminelet dhe se projekti eshte korruptiv. Jashte parlamentit banoret e Krujes, Fushe Krujes bëne thirrje ministrave qe te zhbllokojen rrugen, pasi qindra biznese po falimentojne. 

Prej disa muajsh banoret e zones se Krujes kane protestuar per izolimin nga autostrada e re dhe kerkojne hyrje dalje ne kete segemt rrugor. Paravesisht thirrjeve te tyre te vazhdueshme, ata nuk kane marre asnjë zgjidhje nga qeveria pervecse jane përballuar me dhune brutale te policise se shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco