SYRI TV/ Berisha: Të ngrihemi për shpëtimin e Shqipërisë, ka ardhur koha të përballemi me të keqen

22:45, 02/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në shesh për votën e lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë.

Nga dritarja e banesës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur dhe plaçkitur shqiptarët, teksa u ndal tek afera me Portin e Durrësit dhe grabitja e 224 mijë metra katrorëve tokë në Vuno.

Sipas tij drejtësia është kthyer në strofull të serial killereve dhe mafiozëve, ndaj është më jetike se kurrë beteja për qeveri teknike.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje qytertarëve të ngrihen për shpëtimin e Shqipërisë dhe për sigurimin e votës së lirë.

Nga dritartja e banesës para qytetarëve, Berisha deklaroi se ka ardhur koha që shqiptarët të dalin në shesh në një betejë të pandalshme për qeveri teknike.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur dhe plaçkitur shqiptarët, duke i kthyer pasuritë publike në një mallkim për ta.

Kryedemokrati u ndal dhe tek afera me Portin e Durrësit, dhe grabitjen e 224 mijë metra katrorëve tokë në Vuno nga Edi  Rama.

Berisha akuzoi drejtësinë se nuk heton vjedhjet e qeverisë por është kthyer në një strofull te krimineleve dhe narko-trafikantëve.

Lideri i opozitës përshëndeti i edhe protestën e banorëve të Thumanës, ku deklaroi se është e rëndësishme që  të mbeshtetet kauza e tyre dhe gjithe shqiptarët të ngrihen për të marrë në dorë fatin e vendit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco