Basha nuk do jetë as anëtar në asamblenë e KiE, ja kush e zëvendëson

Basha nuk do jetë as anëtar në asamblenë e KiE, ja kush e zëvendëson

22:00, 02/09/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka hequr deputetin Lulzim Basha si anëtar i Shqipërisë në KiE.

Pasi ka mbetur i vetëm dhe nuk përfaqëson më askënd e asgjë, Basha nuk do të ketë më as mundësinë të broçkullisë me propagandë boshe si përfaqësues i Shqipërisë në KiE dhe si reporter për konfiskimin e aseteve ruse.

Nga sot anëtare nga Partia Demokratike do të jetë deputetja Albana Vokshi.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi disa ndryshime të deputetëve në delegacionet e përhershme ndërkombëtare.

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi Bardhi ka vendosur që Lulzim Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës.

Basha është hequr nga pozicioni si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Po ashtu, kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës.

Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish kryetari i PD-së, dhe në vend të tij është caktuar Bledjon Nallbati.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco