SYRI TV/ Sesioni ri, Bardhi: S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira

21:42, 02/09/2024
A+ Aa A-

 

Të gjithë personat që po ndihmonin Erion Alibejn në mënyrë aktive për të zbardhur vrasjen e vëllait të tij Endritit, xhaxhait Arbenit dhe mikut të tij turk, u eliminuan nga banda e vëllezërve Çopja.

Faktet evidentohen në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e cila ka zbardhur atentatin ndaj vëllezërve Klevi e Aldo Baho, ku i pari mbeti i vdekur e tjetri i gjymtuar.

Përveç Bahos, u eliminua në Belgjikë Arjan Spahiu ndërsa në Peqin Andi Zylyfi.

Para, tradhëti dhe skena horror evidentohen në dosjet e SPAK, ku dominon brutaliteti dhe hakmarrja.

SYRI TV                                       

Për një nga atentatet më të rënda në Elbasan, ajo ndaj vëllezërve Klevi dhe Aleksadnër alias Aldo Baho, faktet i kishte mbuluar misteri, ndërsa të dhënat dalin në dosjen e vëllezërve Hajdar e Franc Çopja që SPAK i çuan krerët e një organizate kriminale me shtrirje thuajse në gjithë Europën.

Sipas Nuredin Dumanit, personat që kanë kryer krimin janë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia dhe Dorjan Shkoza.

Atentati ishte planifikuar të kryhej më herët, por diçka doli jashtë parashikimeve, informatori i Talo Çelës ndodhej në makinë me shënjestrat.

Nuredin Dumani thotë se është shumë i informuar për skenarin e këtij krimi, pasi Altin Ndoci ia rrëfente herë pas here, duke qenë se atentati kishte lënë shenjë tek ata pasi vëllezërit Baho iu ishin kundërpërgjigjur me armë. Sipas Dumanit, objektivi nuk ka qenë vëllai i vogël Klevi por Aldo.

Makina e përdorur nga autorët, është çmontuar në shtëpinë e motrës së Besmir Haxhisë, që u vra gjithashtu më pas bashkë me vëllain e tij Viktor Haxhinë, ndërsa në një tjetër atentat, do të vritej një nga protagonistët e atentatorëve të vëllezërve Baho, Dorjan Shkoza.

Aldo Baho, Arjan Spahija dhe Andi Zylyfi, po ndihmonin Erion Alibejn në zbardhjen e masakrës së Bradasheshit, të cilit iu vra vëllai Endriti, xhaxhai Arbeni dhe një shtetas turk mik i familjes.

Banda e Çopjave i eliminoi të tre, përmes atentateve që iu kushtuan miliona euro. Por si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Baho. Klevi që drejtonte mjetin, kur u qëllua me armë, hap derën dhe nis të kundërpërgjigjet.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetet i plagosur, ndërsa i drejtohet urës ku edhe hidhet. Ai u gjet gjysëm ore pas ngjarjes thotë Erion Alibej në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Atij i gjendet në mes të errësirës me pistoletën që ia kishte zbrazur të 15 fishekët pranë, me shenja jete, por që nuk arriti t’ia dilte.

Alibej thotë se motrës së tij pikërisht në momentin kur Klevi Baho po dërgohej në spital, nga një adresë anonim në Facebook, i mbërrin një mesazh.

Ka dyshime të jetë dërguar nga autorët që donin të humbisnin gjurmët nga njëra anë dhe njëherësh të fusnin në konflikt familjarët e Klevin e Aldo Bahos me Erion Alibejn.

Përveç afrimitetit të djemve të rinj të të dyja familjeve, mes familjes Alibej dhe asaj Baho ka edhe lidhje krushqie. Babai i vëllezërve Baho thotë se personat që i vranë të birin dhe i plagosën rëndë tjetrin, janë të njëjtët që kryen masakrën e Bradasheshit, përkatësisht vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, Talo Çela dhe grupi i tyre.

SPAK dhe GJKKO thonë se financuesi dhe organizatori kryesor i këtyre krimeve ishte Franc Çopja si dhe i vëllai Hajdari të cilët aktualisht i kanë shpëtuar arrestit duke u strehuar në Dubai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco