Beleri: Qytetarët shqiptarë në Bashkinë e Himarës janë të diskriminuar! Zbriti shteti dhe bëri presione

21:18, 02/09/2024
A+ Aa A-

Ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht eurodeputet, Fredi Beleri ka dhënë një intervistë ekskluzive për Çim Peka Live në SYRI TV, pas daljes së tij nga burgu politik.

Beleri ka theksuar se qytetarët shqiptarë në Bashkinë e Himarës janë  të diskriminuar dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit erdhi si pasojë e zbritjes së shtetit në terren dhe presioneve mbi votuesit.

‘Ky ishte rezultati i zgjedhjeve. Nuk ka të bëjë me ndikimin helen, qytetarët kanë dyshtetësi dhe me ata që identifikohen grekë, opozita fitoi me 70%’, u shpreh Beleri.

Beleri: E vërteta duket. Qytetarët shqiptarë në Bashkinë e Himarës janë  të diskriminuar. Janë fshatrat më të varfra dhe nuk merret njeri me ta. PS duke qënë e sigurtë për votën e tyre i ka braktisur dhe i ka lënë. Një pjesë e tyre në 2023 voti ndryshe. Tani zbriti shteti të gjitha ministritë drejtorët dhe kryebashkiakët e jugut dhe bënin presione mbi disa pleq të braktisur në ato fshatra.

Ky ishte rezultati i zgjedhjeve. Nuk ka të bëjë me ndikimin helen, qytetarët kanë dyshtetësi dhe me ata që identifikohen grekë, opozita fitoi me 70%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco