‘Drejtësia si polici sekrete politike’/ Berisha: 3 drejtuesit e opozitës burgosen që Rama të sigurojë mandatin e 4-t

20:57, 02/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Ramën se e ka shndërruar drejtësinë në polici sekrete politike për t'i shërbyer interesave të tij .

Teksa bëri një rezyme të vjedhjeve nga zyrtarët e mazhorancës dhe ato socialistë, Berisha tha se drejtësia nuk i heton, në një kohë kur tre drejtuesit e opozitës i burgos, me qëllimin e vetëm që Rama të sigurojë mandatin e katërt qeverisës.

Miqtë e mi, mund të citoj dhe të rendis këtu me orë të tëra vjedhjet e pafundme të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt. Mund të ndalem prapë te djegësi i Tiranës. Janë dhënë 130 mln e nuk gjenden gjurmët e tij kurrëkund me firma të Edi Ramës.

Mund të ndalem prapë te Porti i Durrësit, porti mijëravjeçar i shqiptarëve që Edi Rama e plaçkit. Rreth 4 mld, 1.4 mln m2 tokë publike me Albarin e tij për të ndërtuar parajsën për 15 breza. Me 12 500 apartamente, 6 hotele, etj.

Kurse shqiptarët gjobiten me 1 mld euro për të ndërtuan portin e ri me paratë e tyre, me taksat e tyre.

Mund të ndalem prapë te hajduti i Gjipesë, pasi ishte zotuar se ai dhe nëna e tij e ndjerë nuk kishin kërkuar kurrë një m2 tokë. Del se ai ka marrë në kundërshti me ligjet 224 mijë m2 tokë, ndër të cilat njërin nga 20 kanionët më të famshme të planetit, kanionin e Gjipesë ua rrëmbeu shqiptarëve.

Por miq, pra njeriu jo i lirë është një lloj skllavi, mbi të cilin qeveritë dhe pushteti bën çfarë do. Por ne jemi njëkohësisht njerëzit me drejtësi të mohuar, me drejtësi të shfrytëzuar gjer në palcë nga klika në pushtet. Me drejtësi të inkriminuar aq sa edhe bandat, aq sa edhe vrasësit, aq sa edhe trafikantët janë.

Një drejtësi në të cilën qytetari për të marrë një vendim duhet presë 14.8 vite. Në të cilën ku qytetari për të marrë një vendim duhet të paguajë qindra e mijëra, si kurrë ndonjëherë më parë. Me një drejtësi strofull e serialkillerave, e trafikantëve, e mafiozëve.

Me një drejtësi të shndërruar në policinë sekrete politike më të rrezikshme që regjistron nga mëngjesi në darkë kundërshtarët e kreut të narko-shtetit, qofshin ata demokratë, opozitarë, socialistë, apo çdo gjë tjetër. Merr përsipër pra, ato që dikur repartet më të zeza të sigurimit realizonin për Enver Hoxhën.

Me një drejtësi e cila, në vitin elektoral, dhe në arrest shtëpie në ndjekje penale, pas anjë fakt, pa asnjë provë, tre drejtuesi kryesorë të opozitës, burgosen politikisht vetëm e vetëm që Edi Rama të ketë të sigurt mandatin e katërt, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco