‘Qeveria vjedh të sëmurët tanë’/ Berisha: Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër

‘Qeveria vjedh të sëmurët tanë’/ Berisha: Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër

20:43, 02/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te trajtimi i të sëmurëve në Shqipëri, ku sipas tij kjo që ndodh me të sëmurët rëndë, në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në vitet e diktaturës.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi kjo që ndodh me shëndetësinë, ndodh edhe me arsimin, i cili pësoi në 8 vitet e tyre rënien më turpëruese, rënien më vertikale, rënien më dëshpëruese, më të thellë, më të shpejtë në botë.

‘Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Kurrë ndonjëherë dhe dua t’ua them këtu, as në vitet e diktaturës, kjo që ndodh me të sëmurët rëndë, në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Kjo ndodh, sepse këta zyrtarë, këta qeveritarë, të pangopur vjedhin edhe paratë e ilaçeve të të sëmurëve tanë.

Kjo që ndodh me shëndetësinë, ndodh me arsimin, i cili pas një ngjitje vertikale, prap kishte shumë punë për të bërë, por ngjitja ishte premtuese, shpresëdhënëse. Pësoi në 8 vitet e tyre rënien më turpëruese, rënien më vertikale, rënien më dëshpëruese, më të thellë, më të shpejtë në botë.

Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër.

Miq, kur mendon se 1 km rrugë, një autostradë 27 metra e gjerë në Kroaci, u ndërtua me 1.2 mln euro, kurse 1km autostradë në fushë në Tiranë ndërtohet 12 herë më shtrenjtë me 15 mln euro.

A ka njerëz më të vjedhur se shqiptarët? A ka hajdutë më të pangopur se këta qeveritarë?

Ju garantoj, se në rrafshin personal, udhëheqin gjakësorë të diktaturës. Nuk kanë vepruar kurrë në këtë mënyrë, siç vepron Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Blendi Gonxhe, jo kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco