Sallaku: Të rinjtë të bashkohen kundër qeverisë që po pasuron ministrat dhe zyrtarët e saj

20:38, 02/09/2024
A+ Aa A-

Lorest Sallaku, anëtare e FRPD, mbajti fjalë e saj në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Sallaku u shpreh se paratë e pista po pastrohen nëpërmjet betonizimit, për të ndërtuar kulla dhe pallate, në vend që të ndërtohen shkolla, kopshte apo qendra shëndetësore

Në këtë podium të fjalës së lirë, të vërtetës së qytetarëve, qëndroj dhe unë para jush për të thënë shqetësimet e mia, shqetësime që në fakt i përkasin shumë të rinjve të këtij vendi.

Këtu është folur për korrupsionin dhe paratë e pista, të cilat shumica pastrohen nëpërmjet betonizimit, dhe në vend që të ndërtohen shkolla, kopshte apo qendra shëndetësore, si kërpudha mbijnë palle dhe kulla. Kjo qeveri mendon vetëm për pasurimin e ministrave dhe zyrtarëve të saj, ndërsa në rrugë sheh varfërinë enjë kombi, e cila hesht. Unë dua të ndërtoj të ardhmen time këtu, këtu ku kam lindur, po a mund ta kem unë një punë të mirë në këtë vend, më të ardhura dinjitoze, nëse nuk kam një mik në shtet? Sot meritokracia nuk ekziston, dhe sot dua t’ju kujtoj rinisë dhe qytetarëve të protestojnë dhe të ngrejnë zërin, të shpëtojnë Shqipërinë nga kthetrat e mafias dhe korrupsionit.

Fjalimi i plotë

Zonja dhe zotërinj, qendrestare te demokracise, njerez te lirise dhe shpreses. Nje falenderim te madh per keto 245 dite qendrese per shpetimin e opozites dhe kombit. Ne kete podium te fjales se lire, te se vertetes, te qytetareve, qendroj para jush per te thene edhe une shqetesimet e mija, shqetesime qe ne fakt i perkasin shume te rinjve te ketij vendi. Ketu eshte folur per korrupsionin, per parate e pista, te cilat shumica pastrohen nepermjet betonizimit te kryeqytetit tone, i cili po na merr frymen cdo dite e me shume me ndertime pa kriter, e ku ne vend te shkollave, cerdheve, kopshteve, lulishteve apo qendrave shendetesore, si kerpudha mbijne pallate e kulla. Per cfare te flasesh me pare per kete qeveri e cila lehtesisht identifikohet si streha perfekte per korrupsionin, qeveria qe mendon per vetem per pasurimin e ministrave dhe zyrtareve te saj, ndersa ti ne rruge sheh varferimin e nje kombi i cili per cudi nuk e di se perse vijon e hesht perballe asaj qe bota tashme e perkufizon si nje narko shtet. Une jam nje e re qe e do shume vendin e vet, nje e re e cila nuk deshiron ta braktis vendin, jam nje e re qe dua te ndertoj te ardhmen time ketu, ne token ku eshte lindur. Por a mund te kem une nje te ardhme ne kete vend, a mund te kem une nje pune te mire ne kete vend, me te ardhura si bashkemoshataret e mij ne Bashkimin Europian, me te ardhura dinjitoze, nese nuk kam nje mik ne shtet? Per te gjithe ata qe e njohin realitetin ne kete vend e kane shume te thjeshte ti japin nje pergjigje kesaj pyetje. Sot meritokracia nuk ekziston, sot ekziston patronazhimi, militantizmi. Une sot, nga ky podiun dua ti kujtoj rinise, qytetareve te ketij vendi, qe vota eshte e shenjte. Ajo percakton te ardhmen e vendit tone, te femijeve, e brezave qe vijne pas. Ndaj mos leni askend ta cenoj te ardhmen tone. Sot dua ti bej thirrje rinise, qytetareve te ketij vendi, te protestojne, te ngrene zerin e tyre kunder korrupsionit qe e ka kalbur kete qeveri. Sot, nga ky podium dua ti bej thirrje rinise, qytetareve te ketij vendi, te shpetojne Shqiperine, atdheun tone, nga kthetrat e mafies, nga kthetrat e korrupsionit. Tani eshte koha e duhur te veprosh, pasi neser mund te jete shume vone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco