Lajmi i fundit

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, ja kush janë të plagosurit dhe autori

Berisha përshëndet protestuesit e Thumanës: Të ngrihemi për shpëtimin e Shqipërisë! A ka të ardhme pa votën e lirë?

Berisha përshëndet protestuesit e Thumanës: Të ngrihemi për shpëtimin e Shqipërisë! A ka të ardhme pa votën e lirë?

20:33, 02/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Thumanës që protestuan sot para parlamentit, duke kërkuar të drejtën e tyre për të pasur akses në aksion kombëtar rrugor Thumanë-Kashar.

Në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në këmbë për shpëtimin e Shqipërisë.

Duke u ndalur te vjedhja e votës nga regjimi që sundon në aleancë me krimin, Berisha theksoi se nuk ka të ardhme një vend pa votën e lirë.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt ju, përshëndetje të përzemërt qytetarëve që protestuan sot para parlamentit, shqiptarëve kudo që janë, që reagojnë me revoltë ndaj këtij regjimi anti-shqiptar, ndaj këtij regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Sot ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar të këtij vendi të shtrojë vetes disa pyetje dhe të vendosë mbi bazën e përgjigjeve, të ngrihet në këmbë për shpëtimin e Shqipërisë.

A ka sot qytetar me votë të konfiskuar, me lirinë e votës të konfiskuar, të kontrolluar, të vjedhur, të grabitur. Me krimin që shndërrohet në votë dhe votën që shndërrohet në krim si në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër, dhe lidhur me këtë a ka të ardhme një vend pa votën e lirë?

Të dashur miq, në 45 vite diktaturë, ne pa votën e lirë ecnim prapa në thellësitë e prapambetjes së kohës, dhe sapo përmbysët diktaturën përsëri të mbërthyer nga dhimbjet e urisë, skamjes dhe mjerimit, u derdhëm në detra dhe në dhera tjera për të shpëtuar.

Brenda vendit ne varfërohemi gjithnjë e më shumë, sepse ata që na marrin votën, na marrin pasuritë kombëtare, fondet publike, dhe ne bëhemi gjithnjë e më të varfër.

Sistemi ynë, shërbimet tona publike rrënohen me shpejtësi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco