Lajmi i fundit

Plagosja në Vrakë/ Kush është autori i të shtënave, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Haziri: Qyteti 3000 vjeçar i Durrësit i sunduar nga ndotja

Haziri: Qyteti 3000 vjeçar i Durrësit i sunduar nga ndotja

20:25, 02/09/2024
A+ Aa A-

Eda Haziri, doktoreshë në spitalin rajonal Durrës, mbajti fjalë e saj në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Ajo teksa theksin e vuri te porti i Durrësit dhe aferat në lidhje me të, shtoi se kësaj situate i bashkangjitet ajo e ndotjes së qytetit 3 mijëvjeçar të Durrësit.

Si  durrsake unë nuk mun të rri pa e thënë edhe njëherë atë që është thënë gjatë gjithë këtyre ditëve, nga lideri demokrat dhe nga shumë opozitarë të tjerë.

Nuk mund të rri pa denoncuar trafikun e mbetjeve nga Porti i Durrësit, trafik i cili bëhet nën neglizhencën e shtetit.

Pluhuri dhe hiri toksik i shpërdnarë aty, ka helmuar prej vitesh gjithë zonën përreth duke përfshirë dhe qytetarët qe jetojnë aty.

Dhe kjo ka ndodhur në neglizhencën e pushtetit ...pasi porti drejtohet dhe është nyje strategjike, nën kontrollin  e shtetit.

Këto mbetje toksike edhe sot që ne flasim, një pjesë e tyre janë akoma në port të hedhura, i bashkangjitet dhe pluhuri i betonit që ka pushtuar qytetin 3000 vjeçar të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco