Lajmi i fundit

Plagosja në Vrakë/ Kush është autori i të shtënave, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Stana: Media është e korruptuar, Shqipëria nuk ka arsim, shëndetësi dhe as ekonomi

20:15, 02/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë protestës së mbajtur sot në rrugën e ‘Shpresës”, në mbështetje të liderit të opozitës, mbajti fjalën e saj edhe studentia e fizikës, Neada Stana.

Ajo u shpreh se, përballja me propagandën është një sfidë e madhe dhe kjo po bëhet nëpërmjet medias së kontrrolluar.

Stana tha se, emigrantëve po i ofrohet një tjetër pamje e Shqipërisë, kur në fakt Shqipëria ka një ekonomi të ulët, shëndetësi jo të mirë dhe arsimin në nivele jashtë çdo standarti.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë, të rinj dhe të reja, anëtarë të Partise Demokratike kudo që ndodheni, mirëmbrëma. Unë jam Neada Stana anëtare e Departamentit Brain Gain dhe gjithashtuanëtare e kryesisë të PD degaMat.

Ne mblidhemi çdo ditë këtu jo vetëm për të treguar solidaritetin tonë ndaj një kryetari të burgosur politik, por edhe për të diskutuar për çështjet që janë thelbësore për të ardhmen e vendit tonë.

Në qendër të diskutimit tim sot janë dy shtylla të rëndësishme për të nesërmen per te ardhmen: Rinia dhe Mërgatajonë.

Rinia shqiptare ka qenë gjithmonë forca dhe motorri që shtyn përpara shoqërinë dhe ndryshimin. Në çdo periudhë të vështirë, të rinjtë kanë treguar se janë të gatshëm të luftojnë për idealet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë që rinia dhe diaspora të marrë në dorë fatin e saj dhe të vendit tonë. Kjo kërkon jo vetëm përkushtim, por edhe mundësi për të gjithë – mundësi që, përfat të keq sot mungojne në Shqipëri.

Diaspora jonë, është dëshmia e gjallë e përpjekjeve të shqiptarëve për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit. Për dekada, shumë prej nesh janë detyruar të largohen nga atdheu, duke kërkuar punë dhe jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Shumë prej këtyre njerëzve që jane larguar vitet e fundit janë Demokrate, të cilët për vite me radhë kanë luftuar për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Fatkeqësisht, janë po këta njerëz që janë detyruar të largohen për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së mundësive në vendin tonë.

Edhe gjate periudhes se qeverisjes se PD ka pasur emigracion por Shqiptaret largoheshin me endrren per tu kthyer dhe per te investuar ne Shqiperi. Ndersa sot fenomeni eshte ndryshe sepse fatkeqsisht shqiptaret largohen per te mos u kthyer me.

Sot ne duhet të mendojmë për mënyrat se si mund ta rikthejmë këtë pasuri të madhe që është mërgatajonë.  Ne duhet të krijojmë një Shqipëri që ofron mundësi, një vend ku të rinjtë mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre pa qenë të detyruar të largohen.

Ne duhet të kemi parasysh se as jashtë Shqipërisë nuk është kaq e lehtë. Jeta në emigracion kërkon sakrifica të mëdha, larg familjes, dukelënë pas vendin tënd dhe gjithçka që të lidh me të. Por, nëse jemi të gatshëm të sakrifikojmë në një vend të huaj, pse të mos e bëjmë këtë sakrificë për vendin tonë? Pse të mos luftojmëpër të ndërtuar një të ardhmekëtu, pranë familjarëve dhe Atdhe.

Unë flas sot si një e re që jam kthyer në Shqipëri dy vite më parë. Gjatë kësaj kohe, më është dashur të sakrifikojpër t’u stabilizuar. Kam ndërruar katër punë brenda një viti dhe besomëni, nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Por, pa sakrificë, nuk ka arritje!

Asnjë ditë nuk jam penduar për kthimin tim, edhe pse shumë më thonë se do të pendohem. Eshte nje vendim qe e kam marre me zemer dhe do e merja perseri e perseri pavarsisht peripecive.

Në Departamentin Brain Gain, ku tashmë jam angazhuar prej thuajse dyvjetësh, ndjej se po punoj me njerëzit e duhur, që ndajnë të njëjtënf ilozofi, ideale dhe parime si unë. Këtu, idetë e mia vlerësohen dhe impenjimiim dhe i gjithsecilit anëtar po ashtu, duke na motivuar të punojmë gjithnjë e më shumë, bashkë si një ekip.

Ne jemi të gjithë bashkëluftëtarë në këtë betejë kundër sundimit dhe regjimitaktual, prandaj ju ftoj të na bashkoheni. Bëhuni pjesë e Departamentit Brain Gain dhe PD. E di që nuk është e lehtë, por kjo është rruga e vetme.

Duhet të bëhemi bashkë, të jemi shumë, sepse vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfidat që na presin. Forca jonë qëndron në unitetin tonë. Çdo zë dhe kontribut është i rëndësishëm. Të gjithë sëbashku, me vendosmëri dhe kurajo, mund të arrijmë një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe demokratike.

Një tjetërs fidë e madhe që kemi është përballja me propagandën që po ndodh nëpërmjet mediave te kontrolluara nga regjimi aktual. Ka shumës hqiptarë në mërgim që e shohin Shqipërinë vetëm përmes filtrit të kësaj propagande, duke menduar se gjithçka është në rregull, se vendi ynë është në zhvillim e sipër. Por realiteti është i ndryshëm. Ekonomia jonë është në vështirësi, shërbimi shëndetësor është në kolaps, dhe arsimi është larg standardeve që duhet të ketë.

Ne, si Partia Demokratike, kemi per detyrë të tregojmë të vërtetën, të heqim këtë perde të propagandës dhe të paraqesim realitetin e jetës në Shqipëri. Kjo është një detyrë e rëndësishmepër ne dhe për të gjithë ata që duan të shohin një Shqipëri të vërtetë, një Shqipëri ku problemet adresohen dhe jo maskohen.

Një mënyrëpër të ndihmuar në lehtësimin e kthimit të mërgatës është forcimi i lidhjeve midis diasporës dhe atdheut.

Propozoj gjithashtu që ambasadat tona të krijojnë qendra kulturore që ofrojnë kurse të gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rriturit që kanë lindur dhe rritur jashtë vendit.

Një lidhje më e fortë me gjuhën dhe kulturën tonë do të ndihmojë në ruajtjen e identitetit kombëtar. Gjithashtu do ta bënte kthimin më të lehtë për të gjithë ata që duan të kthehen e kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje  ë atdhe.

Le të bëhemi të gjithë bashkë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, një vend ku të rinjtë dhe mërgata jonë të jenë në qendër të zhvillimit dhe përparimit.

 

Ju Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco